BE: 400 mln euro për vaksinën Covid në vendet në zhvillim - Business Magazine Albania

BE: 400 mln euro për vaksinën Covid në vendet në zhvillim

Bashkimi Europian vendos një fond prej 400 milionë eurosh që vendet e varfra dhe ato në zhvillim të kenë qasje tek vaksina e mundshme anti-Covid. Fondi është pjesë e strategjisë së unionit për të pasur një qasje botërore të barabartë tek kura. Komisionit thotë se vaksina për të gjithë është një prioritet i tij dhe për këtë qëllim, Agjencia Europiane e Mjekësisë është ngarkuar me detyrën e bashkëpunimit me autoritetet rregullatore në mbarë botën.

Fondi prej 400 milionë eurosh është dhënë në formën e garancisë dhe kredisë së favorshme për vendet e treta, jashtë Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se qasje në këtë fond mund të ketë edhe Shqipëria, që përmes një marrëveshjeje të dekretuar një ditë më parë edhe nga Presidenti, Ilir Meta është pjesë e aleancës “GABI” për COVAX. Në këmbim të kësaj mbështetjeje financiare, Komisioni thekson se COVAX ka marrë përsipër zotimin për të garantuar vaksina edhe për vendet në zhvillim dhe vendet e varfra.

Vetë Bashkimi Europian si një i tërë nuk është pjesë e koalicionit “GABI”. Komisioni sqaron se synimi i tij është që vaksina të prodhohet në vendet anëtare dhe aksesi i saj të shpërndahet në mënyrë përpjesëtimore me numrin e popullsisë dhe njëkohësisht në të gjitha vendet e unionit. Bashkimi Europian miratoi më 17 qershor të 2020 strategjinë e përshpejtimit të prodhimit të vaksinës anti-Covid. Strategjia synon që prodhimi i një vaksine efikase dhe të sigurtë të bëhet në Europë, duke garantuar qasje të shpejtë për vendet anëtare.

Komisioni thekson se bashkëpunimi mes vendeve anëtare në këtë pjesë është rruga më e shpejtë, më e sigurtë dhe më efikase për të arritur këtë objektiv. “Asnjë vend anëtar nuk ka kapacitetin që i vetëm të sigurojë një investim kaq të madh për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave anti-Covid”, thuhet në strategjinë e Bashkimit Europian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0