Bashkia e Tiranës fal taksën e hapësirës publike për 6 muaj. Shtyhet afati për taksën lokale - Business Magazine Albania

Bashkia e Tiranës fal taksën e hapësirës publike për 6 muaj. Shtyhet afati për taksën lokale

Bashkia e Tiranës ka marrë disa vendime të rëndësishme për bizneset e vogla.

Këshilli Bashkiak ka miratuar vendimin për përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën Prill – Shtator 2021, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin: bar, restorant, hotel, të klasifikuara si biznes i vogël.

Vendimi i dytë i rëndësishëm është shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 Maj 2021.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kryetari i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se, “kjo do të thotë që ne do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021. Pra, duam që edhe pasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rekuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante. Për të gjithë të tjerët e kemi shtyrë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri në 20 Maj të vitit 2021. Pra, i kemi dhënë kohë edhe bizneseve të tjera që mos të nxitojnë. Mund ta bëjnë këtë gjatë muajit Maj”.

Lexo: Andriola Kambo: Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon një mundësi bashkëpunimi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0