Bashkë-themeluesi i Google, Larry Page tërhiqet nga pozicioni si CEO i Alphabet » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 04/12/2019

Bashkë-themeluesi i Google, Larry Page tërhiqet nga pozicioni si CEO i Alphabet

Share
nga Anerola Torollari
Dhj 04, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Më shumë se 20 vjet pasi u lançua Google, Larry Page dhe Sergey Brin po heqin dorë nga pozicionet e tyre ekzekutive në kompaninë e saj mëmë Alphabet (GOOGLE).

Page dhe Brin po tërhiqen si CEO dhe President, përkatësisht, të Alphabet, njoftoi kompania të martën. Sundar Pichai, CEO i tanishëm i Google dhe një ekzekutiv për një kohë të gjatë në kompani, do të marrë përsipër pozicionin si CEO i Alphabet përveç rolit të tij aktual.

Lexoni: Përveç Jeff Bezos, miliarderët e teknologjisë e kanë rritur pasurinë e tyre në vitin 2019

Bashkë-themeluesit do të vazhdojnë të shërbejnë në bordin e drejtuesve të Alphabet. Ata gjithashtu mbajnë kontrollin e votës mbi biznesin, duke garantuar aftësinë e tyre për të ndikuar në drejtimin e Alphabet me ose pa titujt e tyre ekzekutivë.

“Ne kurrë nuk kemi qenë ata që duhet të kontrollojmë rolet e menaxhimit kur mendojmë se ka një mënyrë më të mirë për të drejtuar kompaninë. Alphabet dhe Google nuk kanë më nevojë për dy CEO dhe një President,” shkruajtën ata në një letër.

Ndryshimi ekzekutiv vjen në një kohë kur Google po përballet me një kontroll të madh. Rregullatorët dhe politikanët në SHBA dhe Europë kanë vënë në dyshim madhësinë e kompanisë, praktikat e privatësisë së të dhënave dhe ndikimin e mundshëm në shoqëri. Page, dikur fytyra e kompanisë, është tërhequr kryesisht nga opinioni publik.

Page ka munguar në mbledhjet tremujore të fitimeve të kompanisë dhe veçanërisht nuk është paraqitur në seancat në lidhje me gjigantët e teknologjisë në Capitol Hill. Në vitin 2018, Page u thirr para Senate Intelligence Committee duke u hetuar në lidhje me zgjedhjet e huaja, por nuk tregoi. Vitin e kaluar, Bloomberg Businessweek publikoi një artikull të titulluar “Ku është Larry Page?”

Ndërkohë, Page ka investuar në startup-et e makinave fluturuese.

Në të njëjtën kohë, Google po përballet me tensione në rritje me punonjësit e tij. Javën e kaluar, Google shkarkoi disa punonjës me arsyen se kishin shkelur politikat e tij të sigurisë së të dhënave. Disa punonjës akuzuan Google për përpjekjen e tyre për të shtypur kritikët e tij, si dhe përpjekjet e punonjësve për t’u organizuar.

Pichai, i cili njihet për talentin e tij inxhinierik, mori përsipër si CEO i Google në 2015 për të krijuar Alphabet. Para kësaj, Pichai kishte mbajtur një sërë rolesh në kompani, duke përfshirë mbikëqyrjen e Chrome, kreu i produkteve të Google dhe drejtuesi i sistemit operativ Android.

Lexoni: 12 QUOTES MOTIVUESE NGA LARRY PAGE PËR SUKSESIN, KREATIVITETIN DHE PUNËN

Si CEO i Google, ai është shfaqur në mbledhjet e fitimeve dhe ngjarjet kryesore, siç është konferenca e zhvilluesve të Google I/O. Nën udhëheqjen e tij, Google ka vazhduar të rritet dhe të zgjerohet më shumë në pajisje kompjuterike dhe cloud, megjithëse pjesa dërrmuese e të ardhurave të tij vijnë akoma nga reklamat.

Brin dhe Page thanë se ata do të qëndrojnë “të përfshirë në mënyrë aktive” si anëtarë të bordit, aksionarë dhe bashkëpunëtorë. Ata gjithashtu thanë se planifikojnë të vazhdojnë të flasin me Pichai “rregullisht”.

burimi: CNN