Banka e Bashkuar e Shqipërisë po implementon shërbimin e Internet/Mobile Banking dhe Sistemit të Procesimit të Aplikimeve të Kredisë me qëllim krijimin e lehtësive për klientët e saj dhe mundësimin e një procesi eficent të bankingut.
Kemi kënaqësinë të mirëpresim të gjithë ofertuesit e kualifikuar për të marrë pjesë në procesin e ofertimit.
Një ofertues duhet të jetë i gatshëm të ofrojë zgjidhje për sa më poshtë vijon:
- Software për origjinën e kredisë për klientët korporatë, biznes i mesëm dhe i vogël
- Software për origjinën e kredisë për klientët individë
- Internet/Mobile Banking për klientët e biznesit korporatë, të mesëm dhe të vogël
- Internet/Mobile Banking për klientët individë
- Një zgjidhje bankare të integruar që mundëson në të njëjtën kohë shërbime bankare dhe mobile
Për informacion më të detajuar për RFP, dokumentet dhe modalitetet e tjera ju lutemi ndiqni linkun më poshtë: uba.com.al