Banka Botërore: Sa kushton të nisësh një biznes në Shqipëri?


Sa kushton të nisësh një biznes në Shqipëri? Të nisësh një biznes ka një faturë të caktuar financiare. Por cilat janë kostot totale të nisjes së një aktiviteti privat dhe si luhaten ato në vendet e rajonit. Të dhënat janë marrë nga një raport i hollësishëm analitik i Bankës Botërore, pjesë e raportit “Doing Business”.

Së pari, janë kostot për regjistrimin e biznesit. Edhe pse procedura e regjistrimit në QKR kushton vetëm 100 lekë, Banka thotë se paralelisht biznesi është i detyruar të regjistrohet edhe në bashki, ku kostoja është dhjetëra herë më e lartë. Kjo bën që hapja e një biznesi në Shqipëri të kushtojë sa 10.4% e të ardhurave mesatare për frymë.
Sipas Bankës Botërore, ky është niveli i dytë më i lartë në rajon pas Bosnjës, ku hapja e një biznesi kushton sa 14.8% e të ardhurave. Ndërsa në vendet e tjera, treguesi varion nga 0.1% deri në 7.3% e të ardhurave mesatare.
Por veç kostove të regjistrimit, ngritja e një ndërmarrje kërkon edhe shpenzime të tjera. Një ndër to është lidhja e biznesit në rrjetin elektrik. Sipas Bankës Botërore në Shqipëri, kostoja për t’u lidhur në rrjetin elektrik është sa 491.4% e të ardhurave për frymë. Ky është niveli më i lartë në rajon, pasi në vendet e tjera lidhja në rrjetin elektrik kushton nga 70% në Greqi deri në 464.8% në Mal të Zi.
Por shpesh bizneset zotërojnë edhe prona, të cilat duhet t’i regjistrojnë. Edhe këtu ndërmarrjet shqiptare paguajnë koston më të lartë në rajon. Më konkretisht regjistrimi i një prone në Shqipëri kushton mesatarisht sa 10.2% e vlerës së saj, ndërsa në vendet e tjera të rajonit treguesi luhatet nga 3.1 në 5.2%.
Dekadën e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë masash për të ulur kostot e biznesit. Por siç tregojnë dhe shifrat e Bankës Botërore, të paktën në pjesën burokratike dhe atë procedurale bizneseve në Shqipëri u duhet të paguajnë më shumë në raport me të ardhurat se sa ato të vendeve fqinje.

Të hapësh një biznes në Shqipëri ka kosto të lartë

Cilat janë kostot totale të nisjes së një aktiviteti privat dhe si luhaten ato në vendet e rajonit? Të dhënat janë marrë nga një raport i hollësishëm analitik i Bankës Botërore, pjesë e raportit “Doing Business”. Së pari, janë kostot për regjistrimin e biznesit. Edhe pse procedura e regjistrimit në QKR kushton vetëm 100 lekë, Banka thotë se paralelisht biznesi është i detyruar të regjistrohet edhe në bashki, ku kostoja është dhjetëra herë më e lartë. Kjo bën që hapja e një biznesi në Shqipëri të kushtojë sa 10.4% e të ardhurave mesatare për frymë. Sipas Bankës Botërore, ky është niveli i dytë më i lartë në rajon pas Bosnjës, ku hapja e një biznesi kushton sa 14.8% e të ardhura. Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri kostoja për t’u lidhur në rrjetin elektrik është sa 491.4% e të ardhurave për frymë. Ky është niveli më i lartë në rajon.

/Gazeta Shqip/

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale