Banka Botërore: Në total tatimi i biznesit në Shqipëri arrin në 36.5 për qind

Banka Botërore: Në total tatimi i biznesit në Shqipëri arrin në 36.5 për qind


Shkalla e tatimit të biznesit në Shqipëri për vitin 2015 arriti në 36.5%. Sipas të dhënave nga Banka Botërore, barra tatimore për bizneset është rënduar akoma më shumë vitin e kaluar, duke u rritur nga niveli 31.4% i vitit 2014.

Shkalla totale e tatimit përfshin të gjitha taksat dhe kontributet e paguara nga biznesi, në raport me fitimin e tyre për një periudhë të caktuar. Shqipëria pozicionohet ndër vendet me barrën më të rëndë tatimore në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë, ku vlera totale e tatimeve të paguara shkon në afro 40% të fitimit vjetor të biznesit.Në vendet e tjera, tatimet rëndojnë ndjeshëm më pak në bilancet e sipërmarrjeve. Shkallën më të ulët të tatimit e ka Maqedonia, ku për detyrime tatimore shkojnë vetëm 12.9% e fitimeve të bizneseve.

Shifrat krahasuese tregojnë se Shqipëria është shumë larg të qenit konkurruese, për sa i takon ngarkesës fiskale. Duke qenë se vlerësimi i vitit 2015 mbështetet në të dhënat e vitit parardhës, në rritjen e masës së tatimit, me shumë të ngjarë, ka ndikuar rritja e tatim-fitimit nga 10% në 15%.Rritja e barrës tatimore i shtohet edhe uljes së ndjeshme të përfitueshmërisë gjatë viteve të fundit, për shkak të krizës dhe maturimit të shumë prej tregjeve strategjikë. Banka Botërore vlerëson se kthimi nga kapitali ka rënë me të paktën 30% krahasuar me fillimin e viteve 2000.Rënia e përfitueshmërisë, rritja e ngarkesës tatimore dhe problemet e shumta me burokracinë, korrupsionin dhe çështjet e pronës, të marra së bashku, e bëjnë tregun shqiptar gjithnjë e më pak tërheqës për investitorët seriozë.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0