Banka Botërore do të investojë 20 milion dollarë për sistemin e vaditjes në bujqësi - Business Magazine Albania

Banka Botërore do të investojë 20 milion dollarë për sistemin e vaditjes në bujqësi


Banka Botërore pritet të investojë këtë vit 20 milionë usd në mbështetje të zgjerimit të rrjetit të vaditjes, duke synuar futjen në ujë edhe të mijëra hektarëve tokë bujqësore.

Burime nga ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se, gjatë vitit 2016 do të filloi rehabilitimi i dy degëve kryesore me rezervuarin e Thanës (Dega Krutje dhe Tërbuf) si dhe skema ujitëse e Divjakës me vlerë totale rreth 20 milion usd. Ndërsa me Projektin e Bankës Botërore gjatë vitit 2015 ka përfunduar rehabilitimi i rezervuarit të Thanës me vlerë rreth 318 milion lekë.

Investimet adresuar këtij sektori gjatë vitit 2016 shënojnë rritje kundrejt vitit të kaluar, gjë që pritet të shtojë ndjeshëm prodhimin bujqësor vendas.
Sipas ministrisë, fondet për investimet në infrastrukturën ujore janë në rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e shkuara, por gjithsesi të pamjaftueshme për të përballuar plotësisht problemet e shtresuara për gati 25 vite me radhë, sidomos në mospastrimin e kanaleve, dëmtimet e digave dhe argjinaturave.
Banka Botërore ka mbështetur bujqësinë në Shqipëri përmes financimit të investimeve në ujitje, ekspozimit ndaj teknologjive dhe praktikave të reja dhe përmirësimit të aksesit më cilësore të tregut dhe gjithashtu përmes një programi të vogël grantesh, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të bujqësisë shqiptare.

Bujqësia shërben si burim kryesor punësimi dhe të ardhurash në zonat rurale, duke kontribuar me 20% në PBB-në e vendit. Sektori bujqësor në Shqipëri është dominuar nga sipërmarrje të vogla private. Aktualisht ka rreth 324 000 biznese bujqësore, secila me një mesatare prej vetëm 1.1 hektarë toke të punueshme në çdo katër parcela. Ndërsa rreth 70% e fermave kanë edhe gjë të gjallë. Sfidë e këtij sektori përbën transformimi i bujqësisë nga prodhimi i orientuar drejt mjeteve të jetesës në një sektor më modern dhe komercial, duke nxitur ndërkohë mundësi alternative të ardhurash për banorët e zonave rurale që e braktisin këtë sektor. Konkurrueshmëria mund të përmirësohet përmes rritjes së prodhueshmërisë dhe produkteve me cilësi më të lartë.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0