Ata janë 'Generation Z' - Business Magazine Albania

Ata janë ‘Generation Z’

Generation Z

Shkruar nga Eva Kushova

Ata janë Gen Z (gjenerata Z) brezi i lindur pas viteve 2000 që mendojnë se do të ndryshojnë botën. Kush ka femijë adoleshentë kupton diçka rreth kësaj që po ndodh sot në vendin tonë. Në Tik Tok e Instagram, gjithe brezi i tyre gjate revoltave ne Amerike kishin vene foto profili #blacklivesmatter (përfshi time bije). Debatonin ashpër për këtë çeshtje, ndanin videot e viktimës Floyd, flisnin me urrejtje për policinë dhe për presidentin Trump. I thosha sime bije, sikur te njihnit kaq mirë çështjet shqiptare dhe të reagonit. Si mund të debatoni me aq zjarr për një ngjarje që ndodh larg prej këtej?

Fatmirësisht unë me vajzën time bisedojmë shumë, dhe ajo është e informuar rreth asaj çfarë ka ndodhur në këtë vend, rreth trazirave të vitit ’97, rreth 21 janarit, dhe shumë ngjarjeve të rënda politike që kanë ndodhur deri tani. Tashmë si unë, edhe ajo është kundër çdo padrejtësie, kundër cdo keqqeverisjeje, por gjithashtu kundër dhunës. Por a kanë mundësi gjithë prindërit ta bëjnë këtë me fëmijet e tyre adoleshentë?

Rasti që ndodhi në Shqipëri, vrasja e një të riu pa faj nga policia, nxorri fiks revoltën e brendshme të Generation Z, të nxitur nga fushata #blackLivesMatter.

I keni parë se çfarë është shkruar ne muret e Ministrise së Rendit këto dite? I keni parë inicialet ACAB? Do te thote: ‘All cops are bastards’. Nuk ia dija kuptimin deri sa pyeta dhe e mësova. Kush ka fëmijë adoleshentë, duhet të flasë me ta. Adoleshentëve u duhet thënë se edhe policët janë prindër, janë shqiptarë, kanë fëmijë në shtëpi për të ushqyer. Ata duhen orientuar saktë.

Lexo: Përtej protestës: Mjerimi kërkon drejtësi

Shkolla nuk ka më shanc ta bëjë këtë, tashmë që është gjysëm online. Në shkolla deri më sot nuk janë diskutuar kurrë çështje aktuale që ndodhin përditë në Shqipëri, pasi çdo cështje politizohet dhe mësuesit e kanë ndaluar te hapin debate të tilla. Mund të përmend një rast kur një nga fëmijët adoleshentë ishte banor i prekur nga prishjet e ndërtimeve në unazë. Revolta e tij ndihej sapo hynte në klasë, dhe fëmijët diskutonin, por sa vinte mësuesi gjithcka mbyllej ne heshtje. Kjo ngre një tjetër çështje në arsim. A u duhet folur fëmijëve për atë që ndodh realisht në vendin tonë? Kur gjithë vendi zjen, mediat ushtojnë, prindërit janë të revoltuar, a duhen hapur këto tema në shkollë? Çfarë mendojnë të rinjtë për ngjarjet që ndodhin?

Ata janë pa parti, dhe vendi ku organizohen jane rrjetet e tyre sociale. Kodet dhe shkurtimet e fjalëve që përdorin janë të pakuptueshme për gjithologët që dalin çdo ditë televizioneve, të pakuptueshëm nga partitë politike aktuale që ndoshta duan ta shfrytëzojnë për qëllimet e tyre këtë revoltë. Të pakuptueshme janë dhe për median, që për të rinjtë nuk kanë patur vend në emisionet e tyre, që na kanë servirur të njëjtat fytyra vipash, politikanësh, personalitetesh, të pasurish dhe modelesh që vërtiteshin rreth këtyre personazheve.

Ndoshta është vonë për të vënë në fre këtë lëvizje… Nëse shtypen me dhunë, dhuna do rritet. Ndoshta një lidership i ri mund ta orientojë siç duhet këtë revansh. Ndoshta ata janë kontigjent për një forcë të re politike që mund të drejtojë këtë vend pas 25 prillit… Ata janë brezi që nuk duan të largohen nga Shqipëria, por ndoshta brezi që ka vendosur të rezistojë dhe të luftojë për të drejta të mohuara prej 3 dekadash në këtë vend. Ata mund të bëjnë atë që ne prindërit e tyre nuk e bëmë dot. Ata janë e ardhmja për të cilën kemi folur. Tashmë janë realë… vetëm duhen orientuar drejt për të mos e shkatërruar këtë vend të përbashkët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0