Astronomët zbulojnë një planet shumë pranë Diellit me sipërfaqe sa 1/4 e tokës - Business Magazine Albania

Astronomët zbulojnë një planet shumë pranë Diellit me sipërfaqe sa 1/4 e tokës

Astronomët kanë zbuluar një planet të ri rreth yllit më të afërt, Diellit. Duke përdorur Teleskopin Shumë të Madh të Observatorit Jugor Evropian (ESO’s VLT) në Kili, ata gjetën prova të trupit që rrotullohej rreth Proxima Centauri.

Planeti kandidat është i treti i zbuluar në sistem dhe është vetëm një e katërta e masës së Tokës, duke e bërë atë më të lehtin të zbuluar që rrotullohet rreth këtij ylli – i cili është pak më shumë se katër vite dritë larg nga Dielli.

Autori kryesor Joao Faria, një studiues në Institutin e Astrofizikës dhe Shkencave Hapësinore në Portugali, tha: “Zbulimi tregon se fqinji ynë më i afërt yjor duket se është i mbushur me botë të reja interesante, brenda mundësive të studimit të mëtejshëm dhe eksplorimit të ardhshëm.”

Lexo edhe: 4000 vite dritë larg. Astronomët zbulojnë objektin që “i lë me gojë hapur”. Ende nuk i japin dot shpjegim

Zbulimi i planetit të quajtur “Proxima d” u konfirmua në vitin 2020 kur shkencëtarët vëzhguan sistemin me një instrument të ri, spektrografin Echelle për Eksoplanetët Shkëmborë dhe Vëzhgimet Spektroskopike të Qëndrueshme (ESPRESSO), që kishte saktësi më të madhe.

Gjatë këtyre vëzhgimeve, astronomët vunë re shenjat e para të një sinjali që korrespondonte me një objekt me një orbitë pesë-ditore.

Por për shkak se sinjali ishte shumë i dobët, ekipi kreu vëzhgime pasuese me ESPRESSO për të konfirmuar se ishte për shkak të një planeti, dhe jo thjesht rezultat i ndryshimeve në vetë yllin.

Zbulimi është raportuar në revistën Astronomy and Astrophysics.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0