Anila Bashllari

“Anila Bashllari është konsulente biznesi dhe eksperte shumë e vlerësuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional.

Me mbi 30 vite eksperiencë 360° me institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare zhvillimi dhe financiare në pozicione të ndryshme drejtuese si dhe në fushën e zhvillimit personal si coach, mentor dhe trajnuese e çertifikuar, Anila ka ndikuar dhe transformuar jetën e qindra individëve, drejtuesve të lartë dhe sipërmarrësve për një performancë më të lartë, jetë më të realizuar dhe të plotësuar dhe gjetjen dhe shpalosjen e potencialeve njerëzore”.

Për të derguar një mesazh ju duhet të identifikoheni më parë.
Kliko këtu për t'u identifikuar ose për të krijuar një llogari në Business Mag

Pershendetje jam nje djale qe studio per finance,bashke me nje grup shokesh kemi menduar qe te hedhim nje big step ne perditshmerine tone duke menduar per nje startup ne fushen e agrikultures ku fokusimi me i madh jane bimet medicinale , si fillimi paketim – eksportim dhe me vone ne perpunim, por nuk kemi eksperiencen e duhur sepse askush s ka punuar ne ndermarrje te ngjashme dhe gjithashtu kapitali financiar na mungon, ne qofte se na kerkoni te bejme nje plan biznesi a mund te na orientoni se si mund ta ndertojme. Faleminderit

Anila Bashllari

Pershendetje Grent,

Te falenderoj per kontaktin dhe pyetjen interesante.

Do t’ju orientoja duke bere disa pyetje:

1. Pse mendoni te filloni kete biznes? Cfare idesh keni ne lidhje me biznesin e bimeve medicinale?

2. Cili eshte vizioni juaj? Cfare mendoni te arrini?

3. nese nuk do te kishit nevoje per para, do te fillonit me kete biznes?

4. Cfare strategjie, hapash konkrete keni menduar per ta bere kete te mundur? Cfare aftesish keni nevoje te keni, mesoni qe te mund te jeni te suksesshem ne kete biznes?

Pergjigja e ketyre pyetjeve do t’ju sherbeje per te reflektuar. Mblidhuni bashke dhe beni nje brain storming duke diskutuar se bashku.

Plani i biznesit eshte me e thjeshta qe mund te beni ne momentin qe keni bere punen pergatitore.

Cfare do t’ju sugjeroja per planin e biznesit:

  •     Mund te eksploroni ne internet per te pare fillimisht si pergatitet nje plan biznesi. Ka shume informacion.
  •     Mund te kerkoni ne youtube dhe te gjeni nje tutorial pa pagese si pergatitet nje plan biznesi.
  •     Kerkoni cilat jane programet qe ndihmojne start-up ne Shqiperi? programet qe mbeshtesin te rinje?

Pasi te keni bere nje pune paraprake dhe dhene vetes disa pergjigje atehere vjen hapi tjeter qe eshet plani i biznesit.

Te menduarit ne biznes eshte shume i rendesishem. Po ashtu edhe mendesia.

Besoj se ju kam dhene shume informacion qe kerkon se pari pergjigje nga ju.

Gjithe te mirat,

Anila

Pershendetje , jam nje djal 18 vjec dhe dua te hap nje biznes , me ndihmoni me ndonje ide se cfar lloj tregu ecen me sukses ne Shqiperi ?

Anila Bashllari

Pershendetje Elsi,

Te falenderoj per interesin tuaj dhe deshiren per te ecur perpara. Hapja e nje biznesi kerkon nje mendesi te caktuar e cila bazohet ne punen paraprake qe ben cdo sipermarres perpara se te filloje biznesin, sidomos ne kushtet kur tregu saturohet.

Do te te sugjeroja qe te besh vete nje kerkim paraprak per te kuptuar sektoret ku mund te investohet. Por mentaliteti “cili treg ecen ne Shqiperi” jo domosdoshmerisht eshte i duhuri, pra me fjale te tjera jo te besh cfare bejne gjithe te tjeret se mund ta kesh shume me te veshtire ne fillim.

Nenkuptoj qe ju keni aresimin e mesem, dhe pyetja me e rendesishme eshte: Cfare talentesh kam une? Cfare me pelqen te bej me shume? Cfare me motivon me teper? Cfare aftesish duhet te mesoj qe te ndermarr kete iniciative? Edhe sipermarrja kerkon mendesi dhe aftesi te caktuara.

Une mund t’ju sugjeroja nje sektor dhe ndoshta nuk eshte drejtimi i duhur per ju.

Keshilla me e mire qe mund te jap eshte te shpenzosh cdo dite 30-60 min duke iu pergjigjur pyetjeve te mesiperme dhe kuptuar shtysen tuaj te brendshme. Merrni pjese ne trajnime per start-ups per te cilat ka njoftime te vazhdueshme ne fb.

Atje ku banoni, shkoni ne bashki apo drejtorine e statistikave dhe merrni informacion per biznesin dhe sipermarrjen. Informohuni mbi biznesin. Beni kerkim ne google.

Uroj qe kjo pergjigje t’ju kete sherbyer sado pak.

Pershendetje znj.Anila!
Jam nje student ne nje shkolle te mesme profesionale ne Tirane per informatike(IT), dhe kete vit une jam maturant. Por jam ne dileme cfare te filloj shkollen e larte sepse e kam dhe shum pasion Ekonomikun dhe Biznesin. Ngaqe bera dhe 4 vjet informatike e kam pak si te veshtire. Se si me duket.
Doja te dija dhe mendimin tuaj.
Faleminderit!

Anila Bashllari

Pershendetje Klenti,

Ajo qe une do te te sugjeroja eshte pyetja:

Nese nuk do te kishe nevoje per para/burime financiare asnje moment te jetes tende, cfare do te kishe deshire te beje? Cila do te ishte puna jote e preferuar?

Kur te kesh mundesi dhe te jesh vetem, ulu diku ne natyre qe te jesh i qete dhe pyet veten, shume here. Jam e bindur qe do ta gjesh pergjigjen.

Ne jemi te programuar si qenie njerezore, edhe nga shkollimi dhe familja te kerkojme pergjigjet jashte vetes. Roli im si coach eshte qe t’ju sfidoj mendimin dhe zonen tuaj te komfortit.

Uroj qe te te kem ndihmuar me kete kendveshtrim ndryshe.

Per me shume, mund te rregjistrohesh tek www.anilabashllari.com ku mund te lexosh artikuj te ndryshem si dhe materiale qe jam e sigurte do te te ndihmojne.

Te uroj gjithe te mirat,

Anila