Aroma e një çmimi në rritje - Business Magazine Albania

Aroma e një çmimi në rritje

Aroma

Që shqiptarët janë një popull kafe-dashës dhe që kafja është shndërruar në tempullin, ku diskutohet gjithçka nga personale në profesionale, nuk është tashmë një informacion i ri. Çdo turist i huaj shfaq nota habie me numrin e bar-kafeve kaq të përhapura në Shqipëri. Është fakt tashmë, 18% e bizneseve në Shqipëri janë bare ose restorante dhe Shqipëria është vend i dytë pas Spanjës për numrin e bar-kafeve për frymë. Çfarë e bën kafenë të jetë tërheqëse, fitimprurëse dhe të sigurt për bizneset dhe deri në çfarë pike do maturohet tregu, me rritjen e çmimit të kafesë në bursë?

Në Tiranë prej pak javësh, një kafe u shit 10 lekë më shtrenjtë. Kjo duke konsideruar e rritjen e parë që u bë pas daljes nga karantina me 10-20 lekë. Në një vit, çmimi i kafesë në baret e Tiranës është rritur nga 15-30 lekë, sipas zonave. Aktualisht në qendër dhe zonat rreth saj, një filxhan kafe kushtoi 90-120 lekë nga 70-90 lekë para se të fillonte pandemia. Çmimi i kafesë është rritur edhe në njësitë e pakicës, ku 100 gramë shiten 130-140 lekë, nga 110-120 lekë para pandemisë. Një kilogram kafe “Arabica” u shit në tregjet ndërkombëtare me 4.7 euro për kilogram, me një rritje 73% në raport me vitin 2019 dhe 30% në raport me korrikun e vitit 2020. Përsëri këto nuk shihen si arsye të forta që shqiptarët, ndoshta jo të braktisin, por të rrallojnë vizitat e tyre në kafene.

Sipas statistikave, 18% e bizneseve në Shqipëri janë bare ose restorante. INSTAT konfirmon se janë 473  bar-kafe për 100,000 banorë në Shqipëri. Shqipëria është vend i dytë pas Spanjës, e ndjekur nga Qipro. Në Amsterdam janë 63 bar-kafe për 100,000 banorë, ndërsa në Berlin janë 36, në Londër 32 etj.

Rritje e mëtejshme?

Prodhuesi më i madh në botë i kafesë, Brazili, është goditur me një nga thatësirat më të këqija të vendit në gati një shekull, sipas “Wall Street Journal”. Kjo ka reflektuar çmimin e kafesë kudo në botë. Një arsye që mendohet se ka ndikuar gjithashtu në rritje të çmimit, ishte rritja e kërkesës së konsumatorëve në mbarë botën. Rritja e numrit të kafeneve, tashmë përsëri të hapura, kanë nxitur rritjen e niveleve të konsumit.

Artikulli u publikua më parë në faqen 11 të numrit 27 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 27 të saj.

Enri Jahaj, drejtues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve pohon se, çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Jahaj shton se, kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregun vendas. Sipas tij, rritja do të vijojë, pasi një pjesë  e importuesve shqiptarë nuk kanë konsumuar ende stokun e marrë para rritjes së çmimit. Jahaj thekson se rritjen më të lartë, kafeja do ta reflektojë pas janarit 2022. Sipas tij, numri i bizneseve të kafeve është rritur dhe më shumë aktorë janë përfshirë. Ai shton se edhe blerja e produkteve ekspres në shtëpi vijon të jetë e qëndrueshme, pavarësisht rihapjes së bar-kafeve pas pandemisë.

Kurba e importit

Sipas doganave në periudhën janar-korrik 2021 u importuan rreth 5 mijë ton kafe, me një rritje prej 10% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s. Gjatë periudhës së karantinës, konsumi i kafesë vijoi të ishte relativisht i lartë, pavarësisht mbylljes së bareve e restoranteve për disa muaj, pasi produkti shumë i preferuar nga shqiptarët u përdor në shtëpi (në atë periudhë u raportua një rritje e lartë e shitjeve të ekspresëve të kafesë).

Importet e kafesë kanë qëndruar gjithnjë në një rritje të ndjeshme vit pas viti. I vetmi vit që pati ulje për herë të parë ishte gjatë vitit 2017. Produkti aq popullor për shqiptarët, gjithashtu është lënda e parë për mbi 18 mijë biznese që shërbejnë kafe. Ulja e vitit 2017 reflektoi mbylljen e disa bizneseve kafe, por që më tej, tregu u stabilizua dhe importet iu drejtuan rritjes sërish.

Biznes i mirë?

Tregtia e kafesë sjell vejn bashkë me paradokset e saj. Shqipëria, megjithëse ke numrin më të lartë të bizneseve të bar kafesë në Europë, konsumin e kafesë për frymë e ka ende të ulët.

Sipas të dhënave të Doganës dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, që përkon me shifrën më të ulët në rajon.

Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.

Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të bëra publike ose 1 bar kafe për 152 banorë.

Gjatë periudhës së pandemisë, Mars-Prill, importi i mallrave të akcizës si cigare, karburant apo birra ka pësuar luhatje dhe rënie, ndërsa importi i kafes është rritur ndjeshëm. Në Shqipëri importohen disa lloj kafesh, si: kafe e pjekur, e papjekur dhe kafe e dekafeinuar. 

Burime nga Euro Kaffe në Shqipëri, biznes i cili është ngritur 29 vite më parë, nën emrin Don Kafe, pohojnë se dikur ka qenë biznes i mirë, për shkak të numrit më të ulët të konkurrencës në treg. Sa i përket çmimit të rritur të kafes, kompania që bën shpërndarjen më të madhe në rrjetet e supermarketeve, të kafes ekspres, si dhe atë turke, pohon se për dy muaj çmimi nuk u rrit, por më tej, reflektimi i rritjes në bursë ishte i pashmangshëm, Sipas tyre, kafja në bimë është rritur shumë dhe si prodhues të tyre, u detyruan të bëjnë rritjen që të mbulojnë kostot e larta. Gjithashtu, procesi i përpunimit nga bimë në bluarje, është proces, i cili do vit pas viti investime dhe detyrimisht, te çmimi fundor do të reflektohen kostot. Nga kompania pohojnë gjithashtu se, mungesa e stokut do të jetë një ndër arsyet më të rëndësishme për rritjen e çmimit të kafesë në vijim. Brazili si vend importues më i madh do të eksportojë më pak në sasi, por gjithashtu, edhe kompanitë që prodhojnë kokrrën nga bima e importuar, pra jo direkt kafe, stoku do të jetë më i ulët, sepse deri në pjekje e bluarje, kërkon kohë të konsiderueshme. 

Modele të reja

Të gjithë ata që kanë mundur të udhëtojnë jashtë, padyshim janë tunduar nga ideja e një Starbucks në duar. Emri, prestigji, shija, shumëllojshmëria, trendy- të gjitha janë arsye të mira për të shpenzuar mesatarisht 2 euro për një gotë kafeje take-away, që mbi të gjitha shkruhet emri yt. Ndër vite është përfolur ardhja e gjigandëve të Starbucks në Shqipëri, por aktorët e tregut e dinë mirë që nuk shihet e afërt ajo ditë. Arsyeja kryesore është çmimi. Shqiptarët janë mësuar të konsumojnë kafe që kushtojnë mesatarisht 60-80 lekë.

Teksa nga zinxhiri i Mulliri i Vjetër nuk pranuan të prononcohen, administratori i një tjetër emri që solli frymën e kafeve zinxhir, Mon cheri, Juxhin Balliu, thotë se tregu i kafesë do të shkojë drejt vetëshërbimit.

Në botë, bar-kafetë po ndryshojnë përtej tradicionales, për t’iu përshtatur shijeve të reja të konsumatorëve. Shumë po ofrojnë mëngjes, lëngje frutash e perimesh dhe të kombinuara, produkte pa gluten, ushqim vegjetarian dhe vegan, xhin të specializuar, kokteje, birrë artizanale, etj.

Edhe në Shqipëri ka disa tendenca për të futur risi, si lokalet e ëmbëlsirave, apo yogurt, lëngjet e koktejet, lokale të specializuara për lëngje të freskëta, por në pjesën më të madhe ato mbeten tradicionale, ku produkti më i konsumuar është kafeja, mesatarisht 60-80 cent të euros, ndër më të lirat në Europë. Linjat e lokaleve me hapësira të mëdha, po zgjerohen gjithashtu, duke u bërë më të preferuara në krahasim me baret e vogla të lagjeve.

Artikulli u publikua më parë në faqen 11 të numrit 27 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 27 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0