Arben Ahmetaj, kualifikim falas për punëkërkuesit
Përditësuar së fundmi: 15/01/2018

Arben Ahmetaj, kualifikim falas për punëkërkuesit

Share
nga Albana Mucaj
Jan 15, 2018

Ministria e Financave po përgatit një plan kualifikimi falas të të gjithë punëkërkuesve. Faktin e ka vënë në dukje së fundi Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në një vizitë të bërë në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë.

Në takimin e zhvilluar, Ahmetaj ka theksuar se Qeveria po i kushton vëmendje të madhe arsimit profesional. Duke vënë në dukje mangësitë aktualisht në konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve tona, Ministri i financave është shprehur i bindur se nëse, “investojmë seriozisht tek arsimi profesional, pas 15 vitesh, 10 vitesh, do të kemi një ekonomi të hapur, konkurruese me aftësi të përputhura me industritë” .

Ministri theksoi se në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë po bëhet një analizë e detajuar për aftësimin profesional dhe punësimin, me qëllim afrimin e nevojave të tregut me ofertën për punë, edhe për të adresuar ato sfida me të cilat ekonomia shqiptare përballet sot. “Ajo që dua të sjell në vemendje të shkollës, të gjithë politikëbërësve, është fokusi i kurrikulumit tek ato industri që eksportojnë. Shqipëria patjetër ka një sfidë shumë të madhe me eksportet. E para, ka akoma eksporte me vlerë të ulët. E dyta, e ka gamën e eksporteve shumë të ngushtë.

Për shkollën e arsimit profesional në Leshë, ka premtuar zgjerimin e ambientit në bashkëpunim me Bashkinë, për ta kthyer këtë shkollë në një qendër multifunksionale.

Në takim merrnin pjesë mbi 200 nxënës, mësues e sipërmarrës, më të cilat shkolla ka një bashkëpunim të rregullt për praktikat profesionale. Zhvillimi i praktikave profesionale të nxënësve të kësaj shkolle, është realizuar përmes programit zviceran të Swisscontact, Skills For Job. Ky program po mbështet pesë shkolla profesionale në vend, përmes hartimit të kurrikulave dhe realizimit të praktikave profesionale të nxënëve në sipërmarrje.

Mund të lexoni edhe:  Formimi Profesional në Shqipëri, një sfidë e nisur nga AFTËSI PËR PUNË – Artikull i publikuar më parë në faqen 53 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.