Aplikacionet që duhet të keni në telefonin tuaj » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Aplikacionet që duhet të keni në telefonin tuaj

Programet e telefoni janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Disa prej tyre janë dizenjuar që të na argëtojnë për orë të tëra, e disa të tjerë për të na lehtësuar jetën në shumë mënyra. Nëse jeni lodhur me aplikacionet që keni në telefonin tuaj atëherë provoni diçka të re, ne kemi zgjedhur disa programe për ju.

Cookpad

iOS dhe Android

Ky aplikacion ju ofron shumëllojshmëri recetash nga e gjithë bota dhe e bën më argëtues gatimin e përditshëm. Cookpad është aplikacioni më i mirë për të gjetur, ruajtur dhe ndarë receta gatimi të shijshme dhe t’i publikoni vet. Jo vetëm që mund t’i kërkoni me emër recetat por gjithashtu edhe duke kërkuar përbërsit që përfshin ushqimi.

Runtastic

iOS dhe Android

Runtastic është një aplikacion i shkëlqyer si për fillestarët ashtu edhe për ekspertët. Ai është dizenjuar në mënyrë të tillë që t’ju mbajë të motivuar, t’ju udhëzojë, të ndjekë aktivitetin tuaj fizik dhe t’i ndajë ato me miqtë tuaj. Aplikacioni ju lejon të kontrolloni kaloritë, distancën dhe shpëjtësinë kur ti nget biçikletën, ecën apo bën ushtrime të ndryshme kardiovaskulare.

Bike Repair

iOS dhe Android

Ky aplikacion është vërtetë i dobishëm dhe kushdo që ka një biçikletë duhet ta ketë në telefonin e tij. Ai mundëson foto shumë cilësore dhe udhëzime të thjeshta që mbulojnë riparime të biçikletave të llojeve të ndryshme së bashku me shpjegimet përkatëse për problemet e ngjashme. Ai gjithashtu mundëson dhe këshilla të thjeshta si të kujdesin për plagët pas një përplasjeje me biçikletë dhe sugjeron rroba të përshtatshme sipas motit përpara se të filloni udhëtimin tuaj.

Musixmatch

iOS, Android, Windows Phone

Musixmatch është platforma më e madhe e teksteve që automatikisht gjen tekstin e këngës tuaj të preferuar në çdo gjuhë. Ndërkohë që kënga fillon të luhet nga telefoni juaj, teksti paraqitet në ekran automatikisht. Ju mund të kërkoni për një këngë duke përdorur një fjali të vetme, identifikoni një këngë që po luhet rreth jush, dhe madje shikoni përkthimin e tekstit njëkohësisht me muzikën.

Prisma

iOS dhe Android

Ky aplikacion i shndërron fotot tuaja të mërzitshme në vepra arti përmes filtrave nga artist të shquar si Van Gogh, Munch, dhe Picasso.

Prisma është shumë i thjeshtë për t’u përdorur: mjafton të bëni një foto apo t’a zgjidhni nga galeria e fotove tuaja dhe më pas të zgjidhni efektin.

Si do të duken më pas fotot tuaja? Atë iua lëmë t’a shihni vet.

MSQRD

iOS dhe Android

Ky është një aplikacion fantastik për t’u argëtuar! I shtoni maska fotove tuaja, dhe shndërrohuni në kafshën tuaj të preferuar, zombi apo supërhero. Ju mund të transformoni fytyrën në shumë mënyra dhe këtë mund t’a bëni së bashku me miqtë tuaj.

Binder

iOS dhe Android

Një aplikacion që iu ndihmon të përfundoni një lidhje. Mund të duket shaka, por e vërteta është se Binder përdoret nga qindra njerëz në botë. Zgjidhni gjininë e partnerit, shtoni emrin e tij/saj dhe numrin e telefonit, zgjidhni pse kjo lidhje ka mbaruar sipas listës që iu sugjerohet, dhe klikoni në të djathtë.

Aplikacioni do t’a bëjë vetë punën e mbetur.

Ishi juaj do të marr një mesazh ku ti po i jep lamtumirën, e cila mund të jetë edhe nje regjistrim zëri 37 sekonda nga një burrë skocez që aplikacioni e mundëson vet. Në mendojmë që është shumë qesharake për t’u marr seriozisht.

/Brightside.com