Aplikacionet më të mira për kompaninë që kursejnë para - Business Magazine Albania

Aplikacionet më të mira për kompaninë që kursejnë para


Nëse kompania juaj është si shumë të tjerat, jeni gjithmonë në kërkim të asaj që të bëni më shumë me më pak.

Për fat të mirë, ka miliarda dollarë nëpër VC (venture capital) të cilat shkojnë për financimin e startupeve që kërkojnë rritje të shpejtë duke ju dhënë juve diçka të vlefshme falas.

Sigurisht, ato startupe nuk mbijetojnë pa një model biznesi. Ndonjëherë ato bëjnë para duke ju tarifuar për një version premium (ekskluziv) të shërbimit të tyre pasi ju kanë “zënë në rrjetën e tyre”.

Nëse jeni si pjesa më e madhe e profesionistëve të biznesit, ju doni të siguroheni të mbani një axhendë, të mbani kontabilitetin pa shumë stres, të ruani dokumentat tuaj elektronikë dhe t’i aksesoni nga çdo vend, të mbani mbledhje kur jeni jashtë zyre dhe të mbani gjurmët e efektit të marketingut të mediave tuaja sociale.

Këto aplikacione duket se ofrojnë avantazhe që i kapërcejnë dobësitë e tyre.

1. Updatohuni me kalendarin tuaj
A keni nevojë të dini se çfarë do të bëni sot dhe në muajt në të ardhmen? Nëse po, një aplikacion falas si “Google Calendar” mund t’ju ndihmojë.

Faqja kryesore e “Google Calendar” shfaq një listë të mbledhjeve tuaja aktuale dhe të atyre që keni programuar për javën e ardhshme. Mund ta përdorni për të parë skedulimin në muajt e ardhshëm dhe për të shtuar apo fshirë një mbledhje të re lehtë. “Google Calendar” nuk është perfekt, për shembull mund të jetë i vështirë për t’u përdorur pa një llogari në Gmail.

Një aplikacion falas i kalendarit ju ndihmon të mos harroni mbledhje të rëndësishme. Dhe të mos paguani asgjë për këtë lloj ‘mbrojtjeje’ mund të ketë shumë vlerë.

2. Menaxhoni financat e kompanisë suaj
Pjesa më e madhe e pronarëve të kompanive nuk duan të humbasin kohë me kontabilitetin, por ama duan që ta bëjnë atë siç duhet.

Për këtë qëllim, ata duan softuere kontabiliteti që u lejon të kursejnë kohën ndërsa minimizojnë stresin.

Një shërbim softuerik falas si “Wave Accounting” mund të ndihmojë në arritjen e atyre qëllimeve. Ai u ofron përdoruesve një “dashboard” (fusha ku operon përdoruesi) në kategori si “Transaksione”, “Fatura Blerje”, “Fatura Shitje”,
“Dokumenta të Mbërritjeve” dhe “Raporte”.

Ky softuer e bën të thjeshtë për të dërguar fatura, për të gjurmuar faturat e blerjeve të paguara dhe të papaguara, të dhënat e backup-it për mbrojtjen ndaj ndërprerjeve të sistemit dhe sulmet kibernetike dhe për të prodhuar raporte si bilanci kontabël, pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe dokumentacionin e taksave.

Jo për t’u çuditur, kur merrni diçka falas, ju paguani një çmim. “Wave Accounting” nuk jep shërbime falas për klientët (ai fillon me 9$ në muaj), tarifat e tij për shërbimet e listëpagesës fillojnë me 15$ në muaj plus 4$ për punonjës në muaj, dhe përdor reklamat për të gjeneruar të ardhura.

Por nëse jeni gati të paguani këto tarifa, kontabiliteti juaj do të mbahet me një çmim modest.

3. Shpërndani dokumentat në desktopin dhe telefonin tuaj

Nëse duhet të ruani, rifitoni dhe të editoni dokumenta në bashkëpunim me njerëz të tjerë, një shërbim falas si “Dropbox” mund të ndihmojë. Këto lloj shërbimesh ju lejojnë të qarkulloni dokumenta me një madhësi të lartë në të gjithë botën dhe t’i ndani ato me njerëzit e tjerë me të cilët punoni në pajisjet tuaja mobile dhe në zyrë.

Dropbox ka disavantazhet e tij. Kompania ka të drejtën të fshijë informacione nga llogaritë e lira dhe jo aktive. Gjithashtu, këto llogari janë të hakeruara.

Nëse ju i përdorni këto shërbime, bëni më të mirën tuaj për t’i enkriptuar këto dokumenta.

4. Mbledhje teksa udhëtoni
Nëse keni nevojë të jeni në kontakt për mbledhje kur jeni duke udhëtuar me makinë ose thjesht kur jeni jashtë zyre, “GoToMeeting” është një shembull i një shërbimi falas që mund t’ju mbajë në ‘lakun’ e mbledhjes dhe t’ju rrisë produktivitetin.

Megjithatë, nuk është zgjidhja perfekte. Ndonjëherë aplikacioni nuk ka një lidhje të mirë ose ndërpritet në mes të takimit virtual.

5. Analizoni efektivitetin e marketingut të kompanisë suaj
Nëse jeni duke përdorur mediat sociale për të marketuar biznesin tuaj, është me dobi të dini se cilët nga mesazhet tuaja po arrijnë te konsumatorët potencialë dhe cilët jo.

Ekzistojnë mjete të analizës së marketingut të mediave sociale që janë falas të cilat mund t’ju ndihmojnë ju me këtë. Për shembull, Buffer prodhon raporte mbi të dhënat kyçe statistikore për të gjurmuar angazhimin e përdoruesve me mesazhet e marketingut që kompania juaj poston në mediat sociale si Facebook, Twitter, Google+ dhe LinkedIn.

Buffer ka të meta, aplikacioni nuk i lejon kompanitë të shikojnë homepage-in e Tëitter ose të ndërveprojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ndjekësit e tij.

Por këto lloj mjetesh analitike falas për marketingun do ta ndihmojnë biznesin tuaj më shumë se sa do ta pengojnë.

Thuhet se nuk ka gjëra falas, por nëse këto shërbime falas mund të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të kompanisë suaj, mund të jeni të aftë të kurseni para mjaftueshëm për t’i qerasur herë pas here me vakte njerëzit tuaj.

 

/Shkruar nga Peter Cohan, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0