Anglia në kaos. Grevat e sindikatave “mbërthejnë” vendin - Business Magazine Albania

Anglia në kaos. Grevat e sindikatave “mbërthejnë” vendin

Me mijëra punonjës të sistemit hekurudhor kanë bojkotuar punën për të kërkuar një pagë më të lartë dhe siguri për vendet e punës. Kjo është greva më e madhe që Londra ka parë ndonjëherë në 30 vitet e fundit.

Si asnjëherë më parë stacionet kryesore hekurudhore në Londër sot ishin bosh, duke rikthyer në kujtesë ditët e izolimit nga covid.Gati 50 mijë punonjës do të ndërpresin punën për tre ditë  në shenjë protestë, por vendimi nuk është mirëpritur nga të gjithë

Familjet britanike tashmë po përjetojnë shtrëngimin më të madh ekonomik në dekada, me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve duke e çuar inflacionin drejt shifrave dyshifrore.Ndërkohë duket se që tani qeveria britanike ka filluar të marrë masa për të paraprirë përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Lexo edhe: Sindikata më e madhe në Gjermani kërkon rritjen e pagave me 8%

Ministrat do të ndryshojnë ligjin për të siguruar që ndikimi i protestave  të sindikatave të jetë më pak i dëmshëm në të ardhmen,  për pasagjerët. Sekretari i Transportit, Grant Shapp tha se qeveria tani nuk mudn të bëjë asgjë për të ndaluar grevën aktuale tre ditore, por ne tha ai,  ne do të sigurojmë që ligji të jetë fort në anën e pasagjerëve, në anën e konsumatorëve, nga këtej e tutje.

Qeveria britanike planifikon ta bëjë këtë duke ndryshuar rregullat për të lejuar punëtorët nga diku tjetër në një organizatë, ose që janë të punësuar nga agjencitë, të plotësojnë punëtorët në grevë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0