Analiza e ADN-së zgjidh misterin e 17 trupave të gjetur në fund të pusit mesjetar - Business Magazine Albania

Analiza e ADN-së zgjidh misterin e 17 trupave të gjetur në fund të pusit mesjetar

Analiza e ADN-së zgjidh misterin e 17 trupave të gjetur në fund të pusit mesjetar

17 trupa u gjetën në vitin 2004 në fund të një pusi 800-vjeçar nga disa punëtorë ndërtimi në Norwich, Angli. Identiteti i mbetjeve të gjashtë të rriturve dhe 11 fëmijëve dhe arsyeja pse përfunduan në pusin mesjetar i kishte shqetësuar arkeologët prej kohësh. Ndryshe nga varrimet e tjera masive, ku skeletet janë të rregulluar në mënyrë uniforme, trupat ishin të pozicionuar dhe të përzier në mënyrë të çuditshme, me gjasë të shkaktuara nga hedhja e kokës së pari menjëherë pas vdekjes së tyre.

Për të kuptuar më shumë se si vdiqën këta njerëz, sipas CNN, shkencëtarët nxjorën material gjenetik të detajuar të ruajtur në kocka, falë përparimeve të fundit në sekuencën e ADN-së së lashtë. Gjenomi i gjashtë prej individëve tregoi se katër prej tyre ishin të lidhur, duke përfshirë tre motra, më e vogla prej të cilave ishte 5- 10 vjeç. Analiza e mëtejshme e materialit gjenetik sugjeroi se të gjashtë ishin “pothuajse me siguri” hebrenj Ashkenazi.

Jam e kënaqur dhe e lehtësuar që dymbëdhjetë vjet pasi filluam për herë të parë analizimin e mbetjeve të këtyre individëve, teknologjia na ka ndihmuar të kuptojmë këtë rast të ftohtë historik se kush ishin këta njerëz dhe pse mendojmë se u vranë”, tha studiuesja kryesor në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër dhe autorja kryesor e letrës, Selina Brace.

Studiuesit zbuluan se individët në pus kishin prejardhje të ngjashme gjenetike me hebrenjtë e sotëm Ashkenazi, të cilët, sipas studimit, janë pasardhës të popullatave hebreje mesjetare, me histori kryesisht në Evropën Veriore dhe Lindore.

“Askush nuk e kishte analizuar ADN-në e lashtë hebreje më parë për shkak të ndalimeve për shqetësimin e varreve hebreje. Megjithatë, ne nuk e dinim që ata ishin hebrenj deri pasi bëmë analizat gjenetike”, gjenetisti evolucionar dhe bashkëautori i studimit Mark Thomas, profesor në University College London“, thuhet në njoftim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0