Ambasadorja Kineze në Shqipëri, vizitë surprizë në fermën e mjaltit "Morava" - Business Magazine Albania

Ambasadorja Kineze në Shqipëri, vizitë surprizë në fermën e mjaltit “Morava”


Në ketë kuadër Mjalti Morava së bashku me një grup kompanish shqiptare të sektorit ushqimor ka përfituar nga fondet e AIDA-s për të prezantuar sukseshëm produktet e veta në tregun kinez për 2 vite rradhazi ( viti 2015 dhe 2016) në Ningbo Fair Summer që zhvillohet në çdo fillim qershori në Ningbo në Kinë, si dhe ne tregun japonez nëpërmjet panairit të FOODEX –Japoni.

AIDA dhe Morava ka një histori të frytshme bashkëpunimi. Në vitin 2012 me mbështetjen e AIDA-s nëpërmjet fondit të konkurueshmërisë u çertifikuan me Standardin e Cilësisë Ushqimore ISO – 22000 dhe HACCP. Kështu mund të themi se Morava është një histori suksesi i biznesit shqiptar por edhe i bashkëpunimit dhe efektivitetit të fondeve grant të AIDA-s në ndihmë të forcimit dhe zhvillimit të qendrueshëm të SME – ve Shqiptare.

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Znj. Jiang Yu bëri një vizitë surprizë në Fermën Morava në qytetin e Korçës dhe u njoh me punën dhe teknologjinë që përdoret në këtë fermë. Ambasadorja Jung Ju shprehu mbështetjen e saj që mjalti Morava të gjejë vend edhe në tregun kinez dhe i mirëpritur është çdo biznes që garanton cilësi dhe standarte në produktet që ofron. Kina renditet e treta ndër vendet, me të cilat Shqipëria kryen më shumë shkëmbimet tregtare. Eksportet drejt Kinës zënë gati 3% të totalit të mallrave të eksportuara , ndërsa 8% e importeve i sigurojmë nga tregu Kinez.

Pjesëmarrja e bizneseve Shqiptare në panaire jashtë vendit është një mbështetje e vecantë në përpjekjet e Qeverisë Shqiptare, nëpërmjet AIDA-s për të nxitur biznesin vendas dhe veçanërisht atë eksportues.

Burimi: aida.gov.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0