Ambasada Amerikane bën thirrje për të aplikuar në Inkubatorin e Biznesit GIST
Përditësuar së fundmi: 29/07/2019

Ambasada Amerikane bën thirrje për të aplikuar në Inkubatorin e Biznesit GIST

Share
nga Ornela Trupja
Kor 29, 2019

Në një publikim në  rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane u bën thirrje sipërmarrësve të aplikojnë në Inkubatorin e Biznesit GIST.

Afati për të aplikuar në Inkubatorin e Biznesit GIST është deri të mërkurën me datë 31 korrik 2019.

Ky program i ri, nga Nisma e Departamentit Amerikan të Shtetit për Risi Globale nëpërmjet Shkencës dhe Teknologjisë (GIST), është për sipërmarrës nga vende me ekonomi në zhvillim, të cilët janë në kërkim të zgjerimit të sipërmarrjeve të tyre në tregun e Shteteve të Bashkuara.

Lexo: Ambasada Amerikane: “Mbroni veten nga mashtrimet mbi vizat në internet”

Nxitoni, aplikoni që sot! Sipërmarrësit mund të aplikojnë në adresën GISTNetwork.org ose mund të klikojnë në këtë adresë: http://bit.ly/GISTbizApp