Amazon shpërndan më shpejt porositë që bëhen brenda ditës

Amazon shpërndan më shpejt porositë që bëhen brenda ditës


Amazon njoftoi mëngjesin e 3 marsit një hap që ka ndërmarrë për të shpejtuar dërgesat në të njëjtën ditë në disa qytete të Amerikës.Kompania ka instaluar ato që i quan “qendra mini-përmbushjeje” më afër vendit, ku klientët jetojnë në tregjet e zgjedhura të SH.B.A.-së, përfshirë Philadelphia, Phoenix, Orlando dhe Dallas. Vendet e reja lejojnë Amazon të zvogëlojë kohën e dorëzimit të porosive të së njëjtës ditë në disa orë për anëtarët “prime” në ato zona.

Blerësit do të jenë në gjendje të porosisin deri në 3 milionë produkte në dhjetëra kategori, ku ato janë shënuar “Për sot”. Kjo është paksa e ndryshme nga mënyra sesi funksionojnë shërbimet e tjera të së njëjtës ditë, pasi ato kërkojnë që ju të mbushni një karrocë produktesh dhe të zgjidhni një kohë të caktuar për dorëzim. Anëtarët prime do të jenë në gjendje të shohin se sa shpejt një artikull i caktuar mund të arrijë në shtëpinë e tyre, ndërkohë që shfletojnë Amazon.com.

Lexoni: Amazon sjell ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Gjithashtu, kjo lejon që klientët të bëjnë porosi gjatë gjithë ditës, në vend që të porosisin diçka në mëngjes për t’a marrë atë pasdite ose mbrëmje. Amazon thotë se anëtarët prime mund të porosisin në mesnatë vonë dhe do ta marrin pakon e tyre në shtëpi në mëngjes, duke zgjedhur opsionin e “dorëzimit natën deri në 8 të mëngjesit”. Në këto raste, shoferët do të arrijnë ndërmjet orës 4:30 deri në 8 të mëngjesit. Kjo do të thotë se në disa raste, pakot do të arrijnë përpara se klientët të largohen për në punë.

Amazon thotë se lehtësia e të qenit pranë klientëve do ta ndihmojë atë për të zvogëluar nivelin e karbonit pasi shoferët nuk do të duhet të udhëtojnë aq larg për të bërë dërgesat e tyre. Kompania pretendon se do të ndihmojë në zvogëlimin e transportit të avionëve gjithashtu dhe do të sigurojë më shumë punë shpërndarjeje, duke përfshirë programin e saj Amazon Flex.

Kjo lëvizje ka për qëllim të ndihmojë Amazon të konkurrojë më mirë kundër rivalëve si Walmart dhe Target, që të dy shfrytëzojnë dyqanet e tyre lokale për të bërë porosinë në internet. Walmart, për shembull, ka dyqane me përmasa rreth 11.000 km në 90% të popullsisë amerikane. Ky ishte një nga avantazhet e tij konkurruese kundër Amazon, i cili ka shumë nga qendrat e tij të produkteve, të vendosura jashtë qyteteve, ku ata ofrojnë shërbim.

Kjo ka qenë veçanërisht e dobishme kur bëhet fjalë për konkurrencën e ushqimeve në internet, e cila më vonë detyroi Amazon të “rrëmbejë” Whole Foods në mënyrë që të jetë më afër klientëve të saj. Amazon tha vitin e kaluar se ishte duke punuar për të zvogëluar vonesën në transport për klientët prime, duke premtuar se do ta çonte dorëzimin 2-ditor në vetëm 1-ditor. Duke vendosur qendra mini-përmbushjeje në tregjet lokale, Amazon po punon t’u shërbejë anëtarëve prime sa më shpejt.

Sot, Amazon ofron shpërndarjen e porosive të së njëjtës ditë tek anëtarët prime që bëjnë porosi mbi 35 dollarë dhe për porositë nën 35 dollarë ofron një tarifë dorëzimi prej 2.99 dollarësh. Kjo është një lëvizje shumë pozitive nga ana e Amazon.

Një abonim vjetor në Prime ofron shpërndarjen 2-ditore të mbi 100 milionë artikujve për 119 dollarë në vit. Muajin e kaluar, Amazon tha se kishte rritur numrin e abonuesve të saj në mbi 150 milionë anëtarë.

 techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0