Amadea Stefa: Meditimi, ura që lidh shpirtin me suksesin në biznes! - Business Magazine Albania

Amadea Stefa: Meditimi, ura që lidh shpirtin me suksesin në biznes!

Nga Eni Muça- Amadea Stefa është një nga ata njerëz që të japin ndjesinë se drita dhe qetësia mund të jenë forca të padukshme që drejtojnë suksesin në jetë. Pedagoge, trajnere, mentore e zhvillimit personal dhe Ambasadore Botërore për Paqen, ajo ka ndërtuar një rrugëtim të rrallë që bashkon shpirtin, edukimin dhe lidershipin në një filozofi të vetme: ajo e harmonisë. Si themeluese e ‘Tao Meditation Albania’ dhe e organizatës HHHA NGO, ajo beson se zhvillimi personal dhe profesional nuk mund të ndahen nga një lidhje e thellë me vetveten. 

Për Amadean, meditimi është ura që lidh shpirtin me suksesin. “Meditimi të ndihmon të jesh vetvetja. Të rikthen tek pasionet dhe potencialet që kemi pasur në fëmijëri, tek ajo pjesë e shpirtit që ruan dëshirat më të pastra,”- thotë ajo. Sipas saj, suksesi në jetë apo në biznes ndodh vetëm kur njeriu arrin potencialet e tij të brendshme, kur e ndien se është në rrugën e vet shpirtërore dhe profesionale. “Shpirti mban më shumë potenciale sesa mendja jonë dhe nëpërmjet meditimit mësojmë si t’ia kthejmë zemrës dhe mendjes ato forca që na bëjnë të avancojmë me dashuri dhe qetësi.”

Rruga e saj si Ambasadore e Paqes ka nisur shumë përpara se të merrte këtë titull. Ka përfaqësuar vlera të dashurisë, harmonisë dhe bashkëpunimit ndërkulturor në Itali, Sri Lanka, Austri dhe SHBA, duke e kthyer artin dhe kulturën në gjuhë të përbashkët midis popujve. “Çdo titull nuk është një nder, por një përgjegjësi,” – thotë ajo. “Si ambasadore, mësoj nga kulturat e tjera dhe ndaj atë që është më e mirë nga vendi im.”

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0