Alma Spathara, Albanian Rafting: Zgjedh të sfidoj veten, gratë munden! - Business Magazine Albania

Alma Spathara, Albanian Rafting: Zgjedh të sfidoj veten, gratë munden!

Alma Spathara

Plot energji dhe pasion për punën dhe për jetën Alma Spathara ka gjetur formën më të mire për të tejkaluar sfidat e Covid. Përshtatja me strategji e plane të reja pune, më shumë fleksibilitet, po e mundëson jo vetëm tëmbijetojë por të ketë sukses edhe në këto kohë të vështira.

Pandemia është gati prej nji viti mes nesh. Cilat kanë qenë sfidat tuaja si sipërmarrëse në këtë periudhë?

Përhapja e Coronavirus COVID-19 përfaqëson një sfidë të rëndësishme dhe në zhvillim për sektorin e turizmit. Ai është sektori më i prekur në gjithë botën, por edhe në Shqipëri.

Përballë pandemisë globale, sipërmarrësit duhet të përballen me një realitet të ri, që nuk është vetëm një krizë e madhe shëndetësore që prek miliona, apo edhe miliarda njerëz në të gjithë botën, por provokon gjithashtu një rënie të paparë në ekonominë botërore dhe atë Shqiptare.Covid 19 ka kufizuar në radhë të parë lëvizjen e njerëzve në mbarë botën për të parandaluar përhapjen e tij, e cila është e lidhur drejtpërdrejt me turizmin kulturor, shëndetsor, natyror etj.

Si sipërmarëse në turizmin e mikpritjes, agroturizmin dhe turizmin e aventurës, 70% e të ardhurave tona vijnë nga turistët e huaj dhe 30% nga turistët vendas.

Sfidat tona kryesore kanë qenë:

1- Të rrisim numrin e klientëve të rinj vendas

2- Të mbajmë burimet njerëzore në punë, pasi stafi i trainuar është investimi më i rëndësishëm për bizneset në fushën e Turizmit.

3- Rritja e promovimit dhe dixhitalizimit në mënyrë që të rrisin pikat e kontaktit me klientët tanë.

4-Përmirësimi i shërbimeve tona, krijimi i produkteve të reja dhe interesante për të gjitha grupmoshat.

5- Trainimi dhe informimimi i vazhdueshëm i guidave dhe stafit.

Çfarë keni mësuar nga kjo kohë e pazakontë dhe çfarë keni ndryshuar në strategjinë e punës, për t’iu përshtatur një situate të jashtëzakonshme apo edhe për të siguruar rritje?

Sipërmarrësit janë luftëtarë; nga natyra janw optimiste dhe elastike. Mësova se sa e rëndësishme është familja, shëndeti dhe mbështetja mes njëri – tjetrit. Mësova se sa i rëndësishme është solidariteti, bashkëpunimi dhe puna në grup mes antarëve të stafit tim.

Strategjia kryesore për ne ka qënë fleksibiliteti për çdo rezervim apo kërkesë. Kemi ndryshuar politikat e anullimit duke u dhënë mundësi turistëve të huaj të shtyjnë rezervimet e tyre në vend që t’i anullojnë ato. Ulja e kostove fikse duke i kthyer ato në të ndryshueshme. Ribërja e një plani biznesi të ri që i përgjigjet kushteve të reja, i cili duhet të parashikojë një periudhë krize ekonomike të paktën 2 vjeçare.

Motoja ime është:Vazhdoni të luani për të fituar, jo për të mbijetuar:

Në këtë mënyrë, ju mund të arrini të mbijetoni dhe në të njëjtën kohë, do të përgatiteni për ditën pas përfundimit të krizës, sepse pas një dite me shi ka gjithmonë ditë plot diell.

Lexo: Gratë kanë 71% më shumë gjasa të plagosen në një aksident, por pse?

A keni ndërmarrë angazhime të reja ndërkohë?

Kjo periudhë pandemie ka pasur edhe anët pozitive të saj pasi kam mundur të ndërtoj lidhje të reja shpirtërore dhe biznesi me shumë kolegë,sipërmarës,gra,banorë të zonave për rreth etje.

Një nga angazhimet më të rëndësishme ka qënë antarësimi në Dhomën Ekonomike të Gruas e cila bën bashkë sfidat e grarave sipërmarëse.Lidhja që kam krijuar me gratë antare më ndihmon të eci përpara,të jem energjike dhe të informohem për mundësi të reja bashkëpunimi.Kam gjetur kohën të përmirësoj dhe të mësoj më shumë në fushën e marketingut dixhital falë shumë web binareve dhe trainimeve on line.

Yoga ka qënë një nga angazhimet e mia të reja dhe gjithashtu këtë periudhë jam trainuar  për tu bërë një guidë profesionale e sportit të rafting dhe Canyoning.

Koha cilësore e kaluar me familjen dhe miqtë ka qënë fantastike.

Cilat janë shërbimet që ofroni dhe cila është qasja juaj me klientin?

Jam bashkëthemeluese e kompleksit turistik në Berat “Hotel Restorant Castle Park” dhe “Albania Rafting Group” kompania e parë që solli sportin e rafting për herë të parë në Shqipëri në 1999 dhe sot zhvillon 15 lloje sportesh dhe aktivitete në natyrë në disa nga zonat më të thella si kanionet e Osumit dhe Gradecit në Skrapar, malin Tomorr, fshatrat e Përmetit, Divjakë, fshatrat e Gjirokastrës, Leskovik, Valbonë, etj.

Unë së bashku me bashkëshortin tim e kemi nisur udhëtimin tonë në fushën e turizmit kur në media flitej vetëm për kronika të zeza dhe kur numri i turistëve të huaj ishte i papërfillshëm.Aktivitetet në natyrë i kemi nisur duke shoqëruar një turist të vetëm kurse sot shoqwrojmë me mijwra.

Me kalimin e viteve Shqipëria ndryshonte dhe zhvillohej shpejt, duke bërë kurioz shumë turistë të huaj për ta vizitur. Tashmë pas 2 dekadash pune “Albania Rafting Group” zhvillon 15 sporte në natyrë si rafting, hydro speed, kayaking nw dete dhe liqene, canyoneering, zipline, stand up paddle, hiking, caravan mules, river hiking, snow shoeing, off road, eksplorim kanioni, eksplorim shpellash etj. Ajo, nëpërmjet paketave turistike ditore dhe shumë ditore, promovon Shqipërinë nëpërmjet sporteve në natyrë nëpër zona të thella të Shqipërisë, duke rritur hapjen e bizneseve dhe punësimin e shumë të rinjëve dhe grave të këtyre zonave dhe duke sjellë punësim për bizneset e vogla lokale dhe banorët lokalë. Të gjithë së bashku kemi lobuar dhe mbrojtur Kanionet e Osumit nga ndërtimi i Heceve dhe vazhdojmë luftën për të mbrojtur lumin Vjosa dhe lumenj të tjerë nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Nga fillimi i organizimit tonë deri më tani, përparësia jonë ka qenë e njëjtë: t’u ofrojmë njerëzve përvojën më të mirë që mund të kërkojnë duke kombinuar bukur aktivitetet në natyrë në zona të thella me qëndrimin në shtëpitë e banorëve, ushqimin e tyre shoqëruar nga guida vendase.

Puna jonë e vështirë vetëm na ka konfirmuar se kjo mund të arrihet vetëm me një grup të përkushtuar njerëzish. Secili anëtar i ekipit tonë e konsideron punën e tij si një mision. Qëllimi i ynë është që turistët të jenë të sigurt dhe të argëtohen shumë në të gjitha udhëtimet tona aventureske në Shqipëri.

Mendësia është thelbësore. Së pari, çdo turist konsiderohet mysafir, mikpritja shqiptare është një trashëgimi dhe mbetet një nga traditat tona më të rëndësishme.

Pasioni që trajnerët transmetojnë gjatë trajnimit të guidave të reja është gjithashtu thelbësor. Ata janë së pari shoku juaj dhe ju merrni vëmendjen që meritoni, njëkohësisht janë edhe profesionastë e me standarde për sigurinë tuaj gjatë udhëtimit.

Kjo është ajo që na mban të fortë gjatë viteve, duke mësuar nga gabimet tona dhe duke përmirësuar shërbimet tona çdo ditë. Ne duam që turistët të kthehen në fund të ditës me një kujtim që mund ta ndajnë me të gjithë miqtë dhe familjen e tyre .

Sifdat mes të qenurit grua dhe sipërmarrëse kërkojnë një menaxhim e filozofi specifike. Si i keni menaxhuar apo këto dy anë të medaljes tuaj. Ju ka penguar apo ndihmuar fakti i të qenurit grua?

Në fakt të qënit grua nuk e kam ndjerë asnjëherë si pengesë, pasi jam rritur nga dy prindër të kulturuar dhe kam një bashkëshort që më mbështet dhe më inkurajon shumë.

Të jesh i suksesshëm shpesh do të thotë të mësosh nga ata që tashmë i kanë arritur qëllimet e tyre. Të kesh një mentor është një bekim i madh për një sipërmarrës. Mentori im është bashkëshorti im.

Njohja me bashkëshortin tim Zamo, i cili është me vizion dhe kishte shumë njohuri dhe trainime në fushën e turizmit, forcuan edhe më tepër pasionin tim për natyrën dhe sportet. Ai është mentori im dhe së bashku po rrisim 3 fëmijë që sot janë gjithashtu të angazhuar në biznesin tonë. Filozofia ime është që suksesi varet nga skuadra që ke ndërtuar dhe e vetme nuk mund të jesh kurrë e suksesshme. Jam me fat që rrethohem nga të rinj e të reja shumë të përgatitur.

Çfarë do t’u sugjeronit të rinjve që duan të nisin një biznes, apo të kenë një karrierë të suksesshme?

Këto janë disa nga këshillat e mia për të qënë të suksesshëm:

1.Gjeni një mentor. Të mësosh nga eksperienca e njerëzve të suksesshëm dhe të marësh këshilla nga përvoja e tyre është shumë e rëndësishme për suksesin tuaj.

2.Sfidoni veten duke mësuar gjëra të reja. Motivimi i im më i madh është të vazhdojë të sfidojë veten. Të rinjtë mund të mësojnë çdo ditë gjëra të reja.

3.Bëni punën që ju pëlqen dhe besoni në veten tuaj. Mënyra e vetme për të qenë i kënaqur është të bësh punën që ju pëlqen më shumë vetëm kështu do të gjeni edhe mënyrat për ti kapërcyer pengesat.

4.Shoqërohuni dhe rrini me njerëz nga të cilët mund të mësoni. Më thuaj me kë rri të të them se kush je.Rrini me njerëz që do dëshironit të beheni pasi mund të mësoni prej tyre.

5.Investoni kohë në biznesin tuaj. Askush nuk ka sukses menjëherë dhe të gjithë kemi qënë fillestar dikur. Mua mu deshën 10 vite që të arrij këtu ku jam.

  1. Ndërtoni një ekip të shkëlqyer. Askush nuk ka sukses në biznes i vetëm. Ndërtoni një ekip shumë të mirë për të qënë të suksesshëm.

Këtë mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas është shumë e rëndësishme. Tema e përzgjedhur për këtë vit është shumë e bukur “Zgjidh të Sfidosh”#choosetochallenge

Unë zgjedh të sfidoj, politikën e gabuar, e cila ka lënë në harresë gratë e zonave të thella në Shqipëri! Zgjedh që nëpërmjet punës time në turizmin e aventurës dhe agriturizmit prej 20 vitesh të zhvilloj vende të thella dhe të izoluara ku nuk ka rrugë, shkolla, të ardhme!

Zgjedh që me promovimin tim të këtyre zonave të thella të çoj sa më shumë turistë dhe të ardhura dhe të përmirësoj jetën e grave dhe të rinjve në këto fshatra, duke sjellë shpresë dhe gëzim. Jam e sigurt se me zhvillimin e turizmi të aventurës jeta dhe mentaliteti i tyre do të ndryshojë.

Zgjedh të Sfidoj veten Time! Zgjedh të bëhem guida e parë femër në Shqipëri e rafting dhe canyoning.

Në fakt unë sot do dëshiroja që të gjitha Ne të sfidojmë gjithashtu veten tonë. E di se ne të gjitha kemi dhunti, vlera, talente, aftësi dhe nuk i përdorim ato sa duhet për të ndihmuar, motivuar, drejtuar, dashuruar gratë, vajzat dhe njerëzit që na rrethojnë.

Ne mund të bëjmë akoma më shumë nëse besojmë te vetja jonë, nëse përdorim aftësitë që kemi për të ndihmuar të tjerët.

Zgjidh të sfidosh veten sepse nga sfida vjen ndryshimi.

Thanë se Ne ishim shumë të brishta për të garuar në maratona dhe tani gratë thyejnë rekorde botërore. Thanë që ne nuk mund të kishim bizenese, nuk mund t’i drejtonim dot ato. Tani gratë në Shqipëri janë sipërmarëse të suksesshme, ndërkohë që rrisin fëmijë të sjellshëm, të edukuar, të dashur e të fortë në shtëpitë e tyre. Ne udhëheqim familje, biznese, vende. Le të festojmë arritjet e grave, arritjet tona!

Zëri ynë që dikur ishte i heshtur, i frikësuar, i turpshëm tani është monument force, që thotë STOP.

Stop pabarazisë gjinore!

Stop paragjykimin gjinor!

Zgjidh të sfidosh sepse nga sfida vjen ndryshimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0