Alibaba shet rreth 23 miliardë dollarë mallra për vetëm 9 orë

Alibaba ‘pushton’ shitjet në internet. Për 9 orë shet rreth 23 miliardë dollarë mallra


Gjiganti kinez i tregtisë në internet Alibaba, ka njoftuar se në nëntë orët e para të ditës së hënë ka shitur mallra në vlerë 22.63 miliardë dollarë, duke u rritur kështu me 25% krahasuar me vitin e kaluar.

Black Friday, Cyber Monday dhe “Dita e Beqarëve“, që nga viti 2009 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë promovuar si ditët e zbritjeve, por janë rritur shpejt, duke u bërë ngjarjet më të mëdha në botë për shitjet online.

“Dita e Beqarëve” e njohur edhe si Double Eleven, ka origjinën nga data kalendarike 11 nëntor.

Lexoni gjithashtu:

Kur fillojnë shitjet e Black Friday?

Vitin e kaluar, Alibaba në “Ditën e Beqarëve”, arriti të shesë 30 miliardë dollarë mallra, duke e tejkaluar edhe Cyber Monday, ditë në të cilën janë shitur 7.9 milionë dollarë mallra.

Kompania hulumtuese Citic Securities, parashikon që shitjet e kësaj dite do të rriten për 20 deri 25%.

Alibaba-s iu deshën vetëm 1 minutë e 8 sekonda që të arrijë vlerën e shitjeve prej 1 miliard dollarësh.

Kompania njofton se pret që mbi 500 milionë përdorues të marrin pjesë në këtë ditë, apo rreth 100 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0