Albsolution, partner në biznes, tashmë edhe online - Business Magazine Albania

Albsolution, partner në biznes, tashmë edhe online


Albsolution, pjesë e Albpastrim është një kompani që merret me shitjen e produkteve dhe të pastrimit duke ndjekur standardet ndërkombëtare për të përmbushur kënaqësinë e konsumatorit. Shet dhe shpërndan një gamë të plotë të produkteve të pastrimit dhe dizinfektimit të cilësisë të përshtatshme për hotele, restorante, qendra ushqimore, fasoneri, spitale dhe qendra mjekësore, etj.

Vizioni i saj është : Të jetë një lider konkurrues në sektorin e shitjes së produkteve të pastrimit në nivel lokal dhe global, duke zhvilluar dhe përmirësuar vazhdimisht produktet e tyre, duke mbetur të vërtetë për vlerat e tyre bazë.

Pse Albsolution?

Albsolution promovon dinjitetin dhe respektin e punonjësve me shërbim të shkelqyer dhe  zgjidhje krijuese për klientin, rezultate reciprokisht të dobishme dhe cilësi të qëndrueshme.

Me më shumë se 700 biznese, produktet me cilësi të lartë zgjidhin probleme për këto kompani çdo ditë dhe reputacioni për inovacionin dhe përsosmërinë e produktit njihet tashmë në mbarë tregun.

Tashmë edhe në E-commerce, ku ju mund të blini nga shtepia apo kudo që ndodheni pa patur nevojë të shkoni diku fizikisht.

Përmes informacionit të detajuar të produkteve dhe gatishmërinë e shërbimit të klientit për t’ju përgjigjur konsumatorit, ju mund të blini vetëm me një klik, duke shtuar në shportën tuaj produktin e  preferuar.

Me një ekip dhe angazhim maksimal, sigurohen që produktet të mbërrijnë në kohë në shtëpinë, zyrën, biznesin apo ccdo ambjent tjetër ku ndodheni duke ofruar produkte të higjenës, eco friendly, të cilat reduktojnë koston dhe kohën në përdorim.

Markat ndërkombëtare si Vileda professional, Dr.Schnell, Rubbermaid, Mars Tissue, Finezza Etj, me të cilat bashkëpunon, i japin garanci dhe cilësi maksimale.

Në përgjigje të sfidës për arritjen e performancës së vazhdueshme, në sfondin e rregullimeve gjithnjë e më të forta, më shumë profesionistë i besojnë kompanisë Albsolution për të vendosur standardin në pastrim dhe mirëmbajtje.

Ne qendër të biznesit është klienti, sigurimi i tyre, më shumë se një shitje!

Mendo ndryshe me Albsolution

Zgjidhni Partnerin tuaj në biznes!

Email:accountmanager@albsolution.al

j.begolli@albsolution.al

Tel:355 69 60 58 151

355 67 20 09 257

Adresa:Autostrada Tr-Dr,Km 7,Tirane

www.albsolution.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0