Albanian ICT Awards vijoi me tre takime në Prishtinë, Durrës dhe Shkodër - Business Magazine Albania

Albanian ICT Awards vijoi me tre takime në Prishtinë, Durrës dhe Shkodër


Durrësi dhe Shkodra ishin dy destinacionet e reja të Albanian ICT Awards ditën e djeshme. Gjithashtu krahas dy takimeve në qytetet e lartpërmendura, u mbajt edhe një i tretë në Prishtinë pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacioni pranë Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit mirëpriti ekipin organizativ të Albanian ICT Awards ditën e sotme. Hapjen e këtij takimi e bëri Dr. Senada Bushati, drejtore e departamentit të Shkencave Kompjuterike ndërsa më pas pjesëmarrësit u informuan për kriteret e vlerësimit dhe format e aplikimit në garën mbarëkombëtare.

Takimi i dytë dhe i pari i këtij lloji në këtë qytet zuri vend në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Nxënësit e Shkollës Austriake dhe entuziazmi i tyre foli për një realitet krejt ndryshe në këtë qytet. Fjalën hapëse të takimit e bëri Michael Maschek, profesor pranë këtij institucioni.

Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë gjithashtu mikëpriti një tjetër takim në kuadër të informimit dhe ftesës për aplikantë potencialë në këtë konkurs mbarëkombëtar. Hapja e takimit u bë nga Myzafer Shala pedagog pranë këtij Universiteti dhe më pas fjalën e mori Ardian Alaj për detaje të konkursit.

Dita e sotme e dërgoi në 15 numrin e përgjithshëm të takimeve të organizuara ndërkaq dita e nesërme falë bashkëpunimit mes ICT Awards, Institutit “Harry Fultz” dhe Oficina do të mbahen disa takime të tjera me nxënës të shkollave të mesme.

Ditën e shtunë do të rikthemi përsëri në Shkodër pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Dega Informatikë ku studentët do të prezantohen me vizionin e kësaj nisme mbarëkombëtare.

Ju rikujtojmë se data 31 Mars ngelet në fuqi si afati përfundimtar i pranimit të aplikimeve përmes uebfaqes ictawards.org.

 

/ICTSmedia/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0