Aktivitetet e Javës Globale të Sipërmarrjes në Kosovë

Aktivitetet e Javës Globale të Sipërmarrjes në Kosovë


Nën udhëheqjen e Innovation Centre Kosovo (ICK), në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, nisi Java Globale e Sipërmarrjes ku 40 organizata partnere dhe donatorë nga Kosova i bashkëngjiten iniciativave të njëjta anembanë botës për të pestin vit rradhazi, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e sipërmarrjes në zhvillimin ekonomik në vend.

Java e Sipërmarrjes Globale është festa më e madhe e inovatorëve dhe krijuesve të vendeve të punës, të cilët lançojnë startupe që sjellin idetë në jetë, nxisin rritjen ekonomike dhe zgjerojnë mirëqenien njerëzore.

Gjatë një jave çdo nëntor, GEW frymëzon njerëzit kudo nëpërmjet aktiviteteve lokale, kombëtare dhe globale të dizajnuara për t’i ndihmuar ata të eksplorojnë potencialin e tyre si inovatorë.

Këto aktivitete, nga konkurset dhe eventet në shkallë të gjerë deri në takime të afërta, lidhin pjesëmarrësit me bashkëpunëtorët e mundshëm, mentorët, madje edhe investitorët – duke i njohur ata me mundësi të reja dhe të mrekullueshme.

Aktivitetet që do të zhvillohen deri në fund të javës do të jenë:

E Mërkurë

CISCO sjell workshopin Cisco Data Center

Një tjetër Workshop – “Shaping the future of VET schools” mundësohet nga Kosovar Youth Council (KYC)

Diat mbyllet me Startup Grind Prishtina ku i ftuar do të jetë Besim Beqaj (Ministër i inovacionit dhe sipërmarrjes).

E Enjte

Pas pushimit të mëngjesit ku bashkë me kafen mund të ndani dhe përshtypjet e opinionet tuaja me pjesëmarrësit, një panel diskutimi mbi “Mundësitë dhe Sfidat e Sipërmarrësve” nga ARDA do të jetë aktiviteti mikëpritës.

Mund ta quajmë dita e femrave sepse përkatësisht këto aktivitete ju referohen atyre:

  • Ndarja e Praktikave të Mira të Grave Sipërmarrëse nga Jakova Innovation Center
  • Femrat në Sipërmarrje – BarCamp Peja #8

Do të mësoni se “Si të gatuani një biznes” nga IBCM Master Chef, e më tej.

E Premte

Workshope të ndryshme si:

Lidershipi në Aksion (Leadership in Action), organizuar nga EBRD.

“Sipërmarrja si një karrierë për të rinjtë Kosovarë”

Dita e parë e Startup Weekend Prishtina 2017, organizuar nga ICK.

E Shtunë

Dita nis me Workshopin: Leadership in Action.

Më pas mund të bëheni pjesë e Barcampeve me vendodhje të ndryshme:

  • BarCamp Drenas #3
  • BarCamp Gjilan #12
  • BarCamp Ferizaj #35
  • BarCamp Gjakova #21
  • BarCamp Gjilan #12

BarCampet promovojnë dhe motivojnë më të mirët e komunitetit ku vepron, dhe ka synim mësimin dhe zhvillimin e ndërsjellë të komunitetit të BarCamp. Këtë e bëjmë përmes bisedave të hapura dhe ndarjes së përvojave.

Ndërkohë ICK vazhdon me Ditën e dytë të Startup Weekend Prishtina 2017.

Java Globale e Sipërmarrjes në Kosovë vazhdon deri të dielën dhe mbyllet me garën e mirënjohur globale “Startup Weekend” në Innovation Centre Kosovo. Kalendarin e detajuar të të gjitha aktiviteteve mund ta gjeni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0