aksion-ne-tregtimin-e-qumeshtit

Aksion në tregtimin e qumështit


Reforma dhe aksion po i cilëson qeveria ndërhyrjet në sektorë të ndryshëm. Pas aksionit antiinformalitet, duket se radhën e ka siguria ushqimore. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka bërë të ditur në një takim me fermerët në Fier, se do të nisë aksioni në sektorin e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Kontrollet pritet të shoqërohen edhe me një paketë masash mbështetëse për të korrigjuar hallkat më të dobëta të zinxhirit të sigurisë ushqimore për produktin. Peleshi tha se, “do të disiplinojmë një produkt shumë të rëndësishëm, të përditshëm ushqimor, që është qumështi dhe nënproduktet e tij, në një kohë të shpejtë, duke kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim nga të gjithë.” Ministri nuk ka bërë të ditur detaje, si do të zhvillohet ky aksion.

Ndërkohë, është ndalur tek politikat mbështetëse. Për krerë të lindur të matrikulluar, për fermat me mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi do të jepet shuma në vlerën 500 (pesëqind) lekë/krerë dhe për fermat me mbi 10 krerë lopë do të jepet shuma në vlerën 2 000 lekë/krerë.

“Duke siguruar matrikullimin dhe regjistrimin kemi bërë hapin e parë për ta ndjekur në gjithë zinxhirin e vet, se çfarë bëhet me kafshën, me mishin dhe me qumështin. Me regjistrimin krijohet baza e gjurmëshmërisë për sigurinë ushqimore, sipas Peleshit. “Për enët e çertifikuara për transportin e qumështit, nga ferma në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, ne japim deri në 70 % të vlerës, maksimumi 25 mijë lekë të vjetra për njësi”, ka theksuar ministri.

Lënda e parë që plotëson standardet në fuqi do të mbështetet 10 lekë për litër, në pikat e përpunimit, në fermat me mbi 15 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raport-analizës laboratorike përkatëse.

Një rëndësi e veçantë pritet t’u jepet pikave të grumbullimit të qumështit, duke bërë të mundur ngritjen e pikave të reja ose konvertimin e baxhove aktuale, të cilat e kanë të pamundur të arrijnë standartet, në pika grumbullimi. Për pajisjen me makineri dhe për modernizimin e proçeseve të punës në fermat blegtorale me jo më pak se 10 lopë dhe jo më pak se 100 të imëta, mbështetja do të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore. Për ndërtimin e një pike grumbullimi, ministria e Bujqësisë parashikon të financojë deri në 3 milionë lekë.

Blegtoria, ka qenë edhe më parë pjesë e skemës së subvencioneve të Ministrisë së Bujqësisë. Pavarësisht instalimit të fabrikave të mëdha të përpunimit, në rrugët e vendit vijon të tregtohet ende qumësht direkt nga fermerët në bidona plastikë.

 

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0