Akademitë, praktike dhe fleksibël për një realitet të ri profesional - Business Magazine Albania

Akademitë, praktike dhe fleksibël për një realitet të ri profesional

Akademitë

Nëse ka një fushë që ka çuar më tej pandemia, është ajo e edukimit online dhe profesional. Akademitë si sipërmarrje private, po synojnë prej vitesh të mbushin hendekun mes tregut të punës dhe grupit të të rinjve apo personave që për një arsye apo tjetër kanë humbur punën.

Sa nga ju kanë marrë certifikata të trajnimeve online? Sa prej të rinjve, apo personave në karrierë kemi dëgjuar që janë në një trajnim Zoom, që kanë ndjekur trajnime online dhe kanë fituar aftësi të reja. Të tilla janë dy akademi që operojnë në Tiranë. Ato u përshtatën shpejt, sollën risi dhe iu përgjigjën kërkesës së tregut. 

AlbAcademy: Gjatë karantinës nisën menjëherë trajnimet falas

Në më shumë se një vit të ndodhur përballë një situate të pazakontë për të gjithë njerëzimin, ndryshuan shumë gjëra thelbësore, të cilat drejtpërdrejt ndikuan tek biznesi. Në një fazë ku një pjesë e industrive ishin në prag mbijetese, një pjesë ishin në fazën më të mirë të rritjes. Të gjitha sferat e biznesit dhe industrive varen nga njëra-tjerta, por në thelb varen të gjitha nga klienti. Ky ndryshim në kërkesën konsumatore, bëri që të gjitha bizneset të reflektonin dhe të merrnin masa të shpejta për ndryshim. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 16  të numrit 26 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Nga kjo valë ndryshimesh, Albacademy reflektoi të gjitha ndryshimet që kjo periudhë e re kërkon. Valbona Begolli, Themeluese dhe Drejtuese e Albacademy tregon se, “në periudhën e parë të pandemisë, organizuam webinare të ndryshme me sipërmarrës, për të qëndruar aktivë dhe për të mbështetur biznesin, por edhe vetë individin që po përballej me një periudhë të rënduar psikologjike dhe me një të ardhme të pasigurt”. Tradita e webinareve falas, e filluar në periudhën e pandemisë, vijon dhe në ditët e sotme, ku çdo muaj në Albacademy të gjithë mund të gjejnë webinare me tema të ndryshme sociale, akademike, për biznesin, etj. Ndërkohë, znj.Begolli tregon se, u punua me një platformë trajnimesh, ndër të parat në Shqipëri, me trajnime të regjistruara për t’u aksesuar në çdo kohë, nga çdo pajisje teknologjike nga të gjithë individët. Kjo platformë ofron trajnime të fushave të ndryshme si: marketing, financë, shitje, komunikim, zhvillim personal, hoteleri, higjienë etj, të gjitha këto trajnime në gjuhën shqipe me trajnues profesionistë të fushave përkatëse.

Kalimi i trajnimeve online dhe në format të regjistruar, është një inovacion për tregun shqiptar dhe domosdoshmëri në një kohë ku kontakti fizik është i kufizuar.

Të gjithë mund të bëhen pjesë e platformës, për të përfituar trajnimet e saj apo për të lexuar artikuj të ndryshëm në blogun e Albacademy, apo për t’u regjistruar në webinare. 

Fushat kryesore dhe më në fokus në Albacademy, janë turizmi dhe higjiena. Turizmi ka një peshë të rëndësishme në zhvillimin e vendit, me mijëra të angazhuar në këtë fushë direkt apo indirekt. Por, mbetet sfidë zhvillimi i profesionalitetit të punonjësve. Albacademy ka indetifikuar se edhe për pozicionet më të zakonshme: recepsionist, kamarier, shef salle, kuzhinier, housekeeping etj. ka mungesë kualifikimi.

Por, Albacademy i ka shtrirë trajnimet e saj edhe në financë, marketing, shitje, menaxhim etj. Të cilat ofrohen nga ekspertë me përvojë të gjatë në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Pandemia ndihmoi bizneset për të reflektuar dhe për të bërë ndryshime rrënjësore në mënyrën sesi punojnë. Duke qenë se tregu është bërë më konkurrues, duhet patjetër të jesh fleksibël dhe të përshtatesh me ndryshimet më të fundit që ndodhin në tregun ndërkombëtar. Erisa Koçi, përfaqësuese e Albacademy, thotë se, “jo të gjithë janë të gatshëm të trajnojnë stafin e tyre apo dhe vetë punonjësit të kenë dëshirën e plotë për t’u trajnuar. Kjo është një barrierë që na ka ndjekur për disa vite”. Por ajo vëren tendencën që, “ kohët e fundit kjo kulturë ka filluar të ndryshojë për mirë. Globalizimi është një faktor me peshë për shumë ndryshime që po ndodhin në kulturë dhe mentalitet”.  

Nje person i kualifikuar dhe i trajnuar, është e sigurt që do të dallonte midis shumë të tjerëve dhe do të ishte në syrin e çdo sipërmarrësi për t’u punësuar. Sipas drejtuesve të Albacademy, kërkesa për punonjës të profesioneve në turizëm apo higjienë është shumë e lartë. 

GEA: nga offline në online 

Sipas Afrim Osmanit, drejtues i Akademisë GEA, “Edukimi i sipërmarrjes në kohët që jetojmë po merr një vlerë të jashtëzakonshme, pasi zhvillimi i madh i teknologjisë, IT dhe inovacionit sjell aftësi të reja dhe përditësimin e të gjitha njohurive, të cilat janë shumë të nevojshme për të konkurruar, për të qenë aktor në ekonomi dhe konkurrent me ndërmarrjet ekzistuese”.

Sipas Osmanit akademia, në ndryshim nga universiteti ka dy gjëra kryesore që e veçojnë dhe e bëjmë në të nevojshëm për atë që del në treg. Së pari, akademia ka një kurrikul të përditësuar, jo vetëm me dijet që sot kanë mbërritur në Shqipëri, por edhe me dije që përdoren në sfidat e sipërmarrjes edhe në vendet më të zhvilluara në botë.

Ndoshta ti po ndërton sipërmarrjen tënde në Shqipëri, por është e rëndësishme të krahasosh hapat me atë që ndodh kudo tjetër. Ekonomia globale ta dikton këtë. Sipas z.Osmani, përditësimi i njohurivë është kriteri i parë, i dyti është aplikueshmëria e tyre. “Dija që merret në akademinë GEA është direkt e aplikueshme dhe përdoret në treg. Lektorët nuk janë vetëm të tillë, por janë edhe ekspertë të suksesshëm”.

Nëse sipërmarrjen e shprehim me një fjalë të vetme, ajo do të ishte “rrisk” sipas Afrim Osmanit. Sa më i madh rrisku, aq më e madhe vështirësia, por edhe ajo që arrin në sipërmarrje. Po të shikojmë “brumosjen” e një sipërmarrje, ajo vjen nga testimi, krijimi në fusha të ndryshme të biznesit. “Rrisku mund të ketë emra të ndryshëm: pandemi, tërmet, madje edhe luftëra. Në të gjitha këto raste është bërë biznes. Sot në kushtet e pandemisë, duhet të kuptojmë se kemi qenë përballë një rrisku të lartë. Ky ka qenë një test për çdokënd që është në fushën e sipërmarrjes, në ekonomi. Për akademinë GEA, rrisku kishte të bënte me ndryshimin e mënyrës së të zhvilluarit të edukimit, duke kaluar gjithçka online”, thotë ai. 

Sipas tij, modulet dhe shpjegimet në një akademi janë më sfiduese në përshkrimin e fakteve, pasi dija është e praktikueshme me shpjegime konkrete. “Sfida e mësimit online dukej e pa kapërcueshme, por në fakt, çdo gjë mund të kapërcehet. Kapërcimi i rriskut dhe të mësuarit me dështimet është një arritje. Ky është një lloj kolaudimi për çdo sipërmarrje. Rreziku shpesh nuk është vetëm dëmtues, Ai vlen edhe për të nxjerrë një mësim. Ne në Akademinë GEA kemi vazhduar online duke u përballur me sfidat dhe praktikat e përditshme”. 

Sipas drejtuesit të GEA, pandemia, më shumë se sa keq, bëri mirë, pasi kushdo pati mundësi të eksplorojë dhe të japë maksimumin. Akademitë kanë mundësi të përballen me sfidat më praktike, më inovuese dhe të reja. Asgjë nuk mund të jetojë në qoftë se nuk inovon.

Artikulli u publikua më parë në faqen 16  të numrit 26 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0