Airbnb-të ukrainase po rezervohen në përpjekje për të ndihmuar rezidentët - Business Magazine Albania

Airbnb-të ukrainase po rezervohen në përpjekje për të ndihmuar rezidentët

Airbnb

Njerëzit janë duke paguar rezevimet e Aribnb-ve në Ukrainë për të ndihmuar rezidentët të marrin para teksa po kalojnë sfida financiare prej pushtimit rus në vend.

Platforma e qirave tashmë ka ndërmarrë iniciativën për t’u ofruar akomodim 100 mijë refugjatëve ukrainas, por njerëzit kanë gjetur një mënyrë të re për të ndihmuar ata rezidentë të cilët ose kanë vendosur të qëndrojnë në vend ose kanë ngecur dhe nuk mund të lëvizin përgjatë konfliktit.

Një çift, të cilët kanë bërë një rezervim nga data 3 deri në 10 Mars në Kiev, kanë bërë publike në Twitter iniciativën e tyre.

“Përshëndetje Maria, bashkëshortja ime dhe unë sapo kemi rezervuar apartamentin tuaj për një javë, por sigurisht që nuk do të vijmë për vizitë.” Shkruante një person në një postim për pronaren e shtëpisë e cila tregonte konfirmimin. “Po e bëjmë këtë vetëm që të mund të siguroni disa të ardhura”.

Një tjetër përdorues në Twitter shkruante se dhe ai gjithashtu kishte rezervuar qëndrimin për një javë dhe inkurajonte dhe të tjerët të shpërndanin këtë ide. Një përdorues i tretë i bënte thirrje Airbnb-së që të hiqte tarifat e saj të rezervimit të cilat variojnë nga 3% në 15%, në mënyrë që mikëpritësit ukrainas të mund të përfitojnë të gjitha fitimet.

Brian Chesky, shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Airbnb, tha se kompania do të shqyrtojë nëse do të vazhdojë shërbimet e saj në Rusi si rezultat i vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

“Ne nuk kemi një biznes të madh në Rusi,” tha ai për CNN. “Nuk është një nga tregjet tona kryesore. Por ne absolutisht që po i rishikojmë marrëdhëniet tona në lidhje me vazhdimësinë tone për të bërë biznes në Rusi.

Të hënën, Airbnb premtoi të ofrojë strehim falas për 100,000 refugjatë ukrainas.

Chesky tha se në dekadën e fundit kompania kishte ofruar strehim pa pagesë për 54,000 refugjatë në mbarë botën , më së fundi në lidhje me krizën humanitare të vitit të kaluar në Afganistan.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0