Air Albania nis fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit për në Zyrih dhe Stamboll - Business Magazine Albania

Air Albania nis fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit për në Zyrih dhe Stamboll

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit

Më 15 korrik, transportuesi ajror i flamurit shqiptar Air Albania filloi destinacionet e Zürich dhe Stamboll nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, duke shtuar frekuencën e fluturimeve nga aeroporti i ri i dytë shqiptar. 129 ishte numri i pasagjerëve që për herë të parë mbërritën nga Zyrihu në Kukës.

Kuksi po shihet si një destinacion i rajonit Verior të Shqipërisë, përfshirë Kosovën. Aeroporti i ri i Kukësit ka 6 fluturime në javë tashmë të planifikuara dhe duket se kërkesa e pasagjerëve për të fluturuar në dhe nga Kukësi është e lartë.

Me po të njejtën cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania premton se shumë shpejt do të shtojë destinacione të reja për të mbajtur titullin e krenarisë së shqiptarëve, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Jemi shumë entuziastë dhe jemi të nderuar që sot, në ditën e parë të fluturimeve të Air Albania në Kukës, jemi gati të rezervuar plotësisht. Kjo do të thotë që shqiptarët na besojnë jo vetëm sepse e kemi bërë transportin ajror një rrugë më të lehtë, dhe më të shpejtë, por edhe sepse kemi sjellë çmime ekonomike dhe shërbime të shkëlqyera. Jemi krenarë që porta e dytë në qiellin e Shqipërisë u shërben të gjitha territoreve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi”, tha në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Air Albania, Z. Sinan Dilek.

Lexoni: Bileta Avioni me vetëm 1 Euro! Aeroporti i Kukësit nis fluturimet në Zyrih dhe Stamboll

Kukësi është aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë. Shqipëria përuroi aeroportin e saj të dytë ndërkombëtar në Kukës, më 18 Prill me fluturimin e parë të pasagjerëve nga Londra të operuar nga Air Albania.

Informacioni mbi biletat ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit për në Zyrich dhe Stamboll, gjendet në faqen zyrtare të Air Albania: https://www.airalbania.com.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0