AIESEC Albania organizon seminarin “National Leadership Development” - Business Magazine Albania

AIESEC Albania organizon seminarin “National Leadership Development”


Dëshiron të zhvillosh njohuritë e tua rreth lidershipit? Je duke kërkuar për një konferencë ndërkombëtare? Nuk ke dëgjuar akoma për “National Leadership Development Seminar”?!

Një konferencë ndërkombëtare mbi lidershipin nuk ka qenë asnjëherë më afër se kaq. “National Leadership Development Seminar” e zhvilluar për vite me radhë në shumë shtete të botës, organizohet për herë të parë nga organizata rinore, jo-fitimprurëse AIESEC Albania, e cila është pjesë e grupit të AIESEC International (aiesec.org). Ky seminar do të mirëpresë 150 delegatë nga të gjitha vendet e botës në datat 18-20 Janar, në qytetin e Durrësit dhe TI duhet të jesh pjesë e kësaj eksperience për ta bërë atë të paharrueshme.

Lexoni: “AIESEC”, organizata globale që ofron mundësi për të rinjtë

Çfarë do të përfitoni?

Duhet të jeni të pranishëm për të prekur çdo detaj që kemi menduar tju prezantojmë, por diçka është e sigurtë, NLDS është një seminar unik në llojin e tij! Në këtë seminar do të njihni më mirë liderin që ndodhet brenda jush, do të përforconi pikat tuaja të forta dhe shumë njohuri, të cilat do i fitoni duke qenë delegatë të kësaj konference. Çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të sfidojë aftësitë e tij në simulime dhe veprimtari praktike të trajtave të ndryshme pikërisht me fokus zhvillimin personal. Do të argëtoheni me aktivitetet që do të zhvillohen për të njohur dhe përmirësuar veten në aspekte që nuk i kishit menduar me parë. A do të ketë “Networking”? Sigurisht! Do të keni mundësinë të njiheni nga afër me studentë, anëtarë të AIESEC, pjesëmarrës të organizatave të tjera, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe vende të ndryshme të Europës.

Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë të parët që do t’i jepni kuptim kësaj konference!

Bëhuni pjesë e NLDS ’19 duke aplikuar në linkun: bit.ly/nlds19al   

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një lider i mirë merr më shumë faj dhe më pak lavdi.”
— Arnold H. Glasow
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0