Ahmetaj jep leje per dy fshatra turistike - Business Magazine Albania

Ahmetaj jep leje per dy fshatra turistike


Komisioni Teknik i Ministrise se Ekonomise ka miratuar kerkesat per ndertimin e dy fshatrave turistike ne Ishem te Durresit dhe ne Palase ne Bashkine e Himares.

Komisioni vendosi pranimin e kerkeses se shoqerise “Edonil Konstruksion” sh.p.k. dhe “XH &M” shpk., me objekt marrjen e lejes se ndertimit (zhvillimi) per projektin “Kompleks turistik “Delta Bay Resort”, me vila 2-3 kateshe dhe hoteleri, ne plazhin e Dralleos, Palase, Bashkia Himare.

Burimet zyrtare te Ministrise se Ekonomise bejne me dije se eshte paraqitur kerkesa edhe nga zhvilluesi EDIL AL me nr. 2473 prot. date 27.03.2015 “Per leje ndertimi/zhvillimi “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”, ne Komunen Ishem, Durres.

Kjo kerkese ka si objekt marrjen e lejes se ndertimit per “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”.

Keto kerkesa u shqyrtuan nga Ministria e Ekonomise ne zbatim te Udhezimit te Ministrit te Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes nr. 217, date 28.03.2014 “Per rregullat dhe procedurat e shqyrtimit te kerkesave per leje zhvillimore qe miratohen ne KKT si dhe per ngritjen e komisionit per shqyrtimin e tyre”. Gjithashtu sot pritet te behet shpallja e fituesve per projektet e konkursit per Produktin Turistik inovativ.

Projekti “Risi Turistike” ka ftuar te gjitha kompanite e interesuara qe te dorezojne nje propozim dhe plan biznesi per te zhvilluar dhe zbatuar nje produkt te ri turistik ne rajonet e Beratit apo Shkodres.

Afati i fundit per dorezimin e propozimit qe ishte data 13 maj 2015.

RisiAlbania organizon konkursin e pare kombetar te quajtur “Risi Turistike” per rajonin e Beratit dhe Shkodres, ne menyre qe te nxise zhvillimin e produkteve te reja turistike.

Produktet e reja inovative te turizmit do te ndihmojne per te krijuar itinerare te reja ose gjeneruar vlere te shtuar te atyre ekzistuese, duke siguruar nje pervoje te pasur dhe autentike per turistet ne keto dy rajone.

/Monitor

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0