Afterpay: Square realizon blerjen më të madhe në Australi - Business Magazine Albania

Afterpay: Square realizon blerjen më të madhe në Australi

Platforma Square e pagesave digjitale e bashkëthemeluesit të Twitter-it, Jack Dorsey, ka rënë dakord të marrë përsipër firmën australiane ‘Afterpay’, “bli tani, paguaj më vonë”.

BBC tregon se kjo marrëveshje, prej 29 miliardë dollarësh, do të shënojë blerjen më të madhe të bërë ndonjëherë në Australi dhe oferta është më shumë se 30 për qind premium për çmimin e mbylljes së tregut të aksioneve të ‘Afterpay-it’.

Gjithashtu, marrëveshja do të krijojë një gjigant pagese me këste pasi industria sheh rritje të konsiderueshme. “Square dhe Afterpay kanë një qëllim të përbashkët. Ne e ndërtuam biznesin tonë për ta bërë sistemin financiar më të drejtë, të arritshëm dhe gjithëpërfshirës ​​dhe Afterpay ka ndërtuar një markë të besuar të përafruar me ato parime”, ka thënë në një deklarate bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Square-it, Jack Dorsey.

Nga ana tjetër, firma australiane ka bërë me dije se bordi i saj u ka rekomanduar njëzëri marrëveshjen e aksionerëve, të cilët pritet të zotërojnë afro 18.5 për qind të kompanisë së re. E themeluar në vitin 2014 nga australianët Nick Molnar dhe Anthony Eisen, Afterpay zotëron më shumë se 16 milionë klientë dhe përdoret nga 100 milionë biznese në të gjithë botën.

Ajo është parë si një tregues kryesor i perspektivave për industrinë e pagesave në internet që u rrit në popullaritet vitin e kaluar pasi më shumë përdorues, veçanërisht të rinjtë, zgjodhën të paguanin me këste për artikujt e përditshëm gjatë pandemisë së coronavirus-it.

Në bazë të marrëveshjes, ‘Afterpay’ do të jetë në gjendje të zgjerohet më shpejt në Amerikë. Shifrat e saj vjetore të fundit treguan se shitjet në SHBA thuajse u trefishuan në 8.15 miliardë dollarë. Në të njëjtën kohë, Square ka njoftuar se fitimet e tremujorit të dytë treguan se fitimi bruto u rrit me 91 për qind në 1.14 miliardë dollarë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“BBC” tregon se popullariteti i madh, marrja e shpejtë nga përdoruesit dhe rregullimi relativisht i lehtë ka çuar në rritjen e shpejtë të industrisë së blerjes, “bli tani, paguaj më vonë”.

Madje, javët e fundit ka pasur raporte se kompania amerikane e teknologjisë, ‘Apple’, po punon me shërbimin e vet që do të lejojë blerësit të paguajnë për blerjet me këste.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0