Aeroporti i Vlorës, nis me kosto 2.5 milionë euro në vit për buxhetin  

Aeroporti i Vlorës, nis me kosto 2.5 milionë euro në vit për buxhetin  


Diskutimet për projektin e aeroportit të Vlorës, kanë vijuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku ka folur ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Edhe pse një ditë me parë, Ministri i Transportit dhe Energjisë pati theksuar se projekti do të ketë kosto minimale në buxhet, sot Ministri i Financave ka pohuar se kostoja minimale do të jetë 2.5 milionë euro, dhe parashikon të mbulojë trafikun e munguar. Numri i pasagjerëve sipas Ahmetajt, është parashikuar të jetë 600 mijë në vit për 2-3 vitet e para, ndërsa rritja e fluksit pritet që të jetë 7% në vit.

Metodologjia për mbulimin e kostos së pasagjerëve pritet të jetë e njëjtë me atë të Aeroportit të Zagrebit. Nënkryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku, është shprehur skeptike për këtë investim duke theksuar se konsorciumi turk nuk ka përvojën e mjaftueshme ne operim. Tabaku tha se, “duhet që të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë në operim. Nuk e plotëson kjo kompani këtë kriter’’. Ajo ka theksuar gjithashtu se nuk është e qartë cila është baza ligjore në Kushtetutë që referohet për këtë marrëveshje.

Ministri i Transportit Gjiknuri, ka theksuar se vendimi për ta cilësuar si një investim strategjik synon t’i japë projektit statusin e veçantë për të pasur transparencë më të madhe. Ky vendim tha ai bazohet në kushtetutë. Nga diksutimet në kuvend këto ditë, është bërë e ditur se vlera e ndërtimit të aeroportit të Vlorës do të jetë 100 milionë euro dhe pritet të hapë 1 mijë vende pune.

Projektligji që pritet të votohet këtë të enjte në seancë plenare përcakton procedurën e veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës, mes shtetit shqiptar dhe shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0