Aeroporti i Vlorës “mbërrin’’ në Kuvend  

Aeroporti i Vlorës “mbërrin’’ në Kuvend  


Një ditë pas vendimit të qeverisë, projektligji i Aeroportit të Vlorës mbërrin në Kuvend. Procedura e përshpejtuar për t’i hapur rrugë investimit, u paralajmërua që kur kryeministri Rama lancoi gjetjen e investitorit dhe nisjen e punimeve për ndërtim në qershor të këtij viti.

Në relacionin që shoqëron projektligjin, qeveria shqiptare argumenton nevojën e një aeroporti të dytë, duke theksuar fluksin e rritjes së udhëtarëve, krahasuar edhe me rajonin.Sipas projektligjit, grupit turk i jepen të drejta nga projektimi deri tek menaxhimi i aeroportit.

“Me anë të këtij projektligji synohet që të miratohet një procedurë e veçantë, për negociimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës.

Dokumentat e prezantuar në Kuvend prekin edhe çështjen e shumëpërfolur të tarifave të larta të fluturimit, duke theksuar se aeroporti i Vlorës do të ofrojë tarifa më të ulëta. “Nga një shqyrtim paraprak i propozimit të shoqërive konstatohet se tarifat që propozohen të aplikohen në këtë aeroport do të jenë më të lira se ato që aplikohen nga TIA (Aeroporti i Tiranës)”, thuhet në relacion. Struktura e saktë e kësaj tarife do të përcaktohet në përputhje me studimet dhe diskutimet e mëtejshme me qeverinë shqiptare.

Aeroporti i Vlorës është planifikuar të ndërtohet rreth 20 kilometra larg qytetit, në zonën e Akernisë. Investimi do të realizohet nga kompanie turke Cengiz Construction, për një vlerë rreth 100 milionë euro. Menaxhimi do t’i takojë firmës, ndërsa qeveria pritet të garantojë pjesën tjetër të funksionimit, përsa i përket fluturimeve dhe veprimeve të mëtejshme. Kontrata do jetë sipas formulës së partneritetit publik privat.

Ekonomistët thesojnë se, aeroporti i Vlorës mund t’i japë një dinamikë pozitive sektorit të turizmit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit, ndërsa ekonomistë të tjerë, kanë theksuar se një formë më efektivë për financat publike dhe zhvillimit të tregut të fluturimeve do të ishte hapja e aeroportit të Kukësit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0