Aeroporti i ri i Stambollit, pritet të jetë më i madhi në botë - Business Magazine Albania

Aeroporti i ri i Stambollit, pritet të jetë më i madhi në botë


Në fund të tetorit u hap zyrtarisht në një ceremoni madhështore aeroporti më i ri në Stamboll, i cili pritet të jetë dhë më i madhi në botë. Aeroporti i ri po ndërtohet në një sipërfaqe prej 76.5 milion m2, në veri të Stambollit, 35 km larg qendrës së qytetit. Ndërtimi do të kryhet me 4 faza dhe tashmë është hapur vetëm e para. Sipas ACI/Airports Council International faza e parë përfshin dy pista, një terminal dhe kapacitet pasagjerësh deri në 90 milionë.

Në përfundim aeroporti i ri do të ketë 6 pista, 100 airlinesa me fluturime drejt më shumë se 350 destinacioneve dhe kapacitet pasagjerësh deri në 200 milionë në vit. Kullat e trafikut ajror janë ideuar në formën e tulipanëve, si një simbol kulturor i historisë islamike.

Stili arkitekturor i terminalit të aeroportit do të reflektojë pasurinë artistike të xhamive, kubeve dhe shumë strukturave të tjera historike. IGA, operatori që do ta shfrytëzojë aeroportin e ri thotë se do të ketë hapësirën më të madhe që është parë ndonjëherë në ndonjë aeroport për duty-free bare dhe resorante.

Aeroporti ka filluar të ndërtohet në vitin 2014 dhe mendohet të ketë një kosto të paktën 10.5 miliardë euro (12 mld USD). Transferimi në aerportin e ri u krye mbi një proces të gjatë i quajtur ORAT/ Operatinal Readiness and Airport Transfer. Vetëm për 45 orët e transferimit u ofruan fluturime nga të dy aeroportet, pas kësaj Aeroproti “Ataturk” u mbyll për të gjitha fluturimet, duke hapur një faqe të re në historinë e aviacionit turk.  Me teknologji të avancuar dhe arkitekturë befasuese aeroporti i ri i Stambollit do të jetë hubi më i madh i udhëtimeve ajrore në Europë.

lonelyplanet.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0