Aeroporti i Parisit vijon të anullojë fluturimet ndërsa greva nuk arrin synimet - Business Magazine Albania

Aeroporti i Parisit vijon të anullojë fluturimet ndërsa greva nuk arrin synimet

Dhjetra fluturime u anuluan në fundjavë në aeroportin e Charles de Gaulle, më i prekuri nga një konflikt social mbi pagat dhe kushtet e punës, që mund të ndikojë edhe në fillimin e pushimeve verore brenda një jave.

Zjarrfikësit e Paris-Charles-de-Gaulle (CDG), aeroporti i parë francez, i quajtur ndryshe edhe “Roissy”, kanë qenë në grevë që nga e enjtja, duke detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) të kërkojë anulime parandaluese të fluturimeve për arsye sigurie.

Fluturimet janë anulluar paraprakisht dhe pasagjerët kanë qenë të paralajmëruar, ndërsa menaxheri i aeroporteve të Parisit nuk ka identifikuar probleme të mëdha, përveç “disa vonesave krejtësisht normale për një ditë nisjesh të mëdha”.

Qasja në aeroport nuk u pengua, si të premten, nga greva sindikale, vuri në dukje ai.

Aeroporti tjetër i madh në rajonin e Parisit, Orly, nuk ndikohet shumë nga lëvizja, pasi në të bashkohen punonjës të tjerë të ADP dhe nënkontraktorë në një lëvizje ndërsindikale dhe ndërprofesionale për pagat dhe kushtet e punës, duke përfshirë njoftimet gjatë gjithë fundjavës.

Negociatat për pagat ende nuk kanë pasur sukses, ndërsa vazhdojnë bisedimet dhen ditët ën vijim pritet lajme të mira sa i përket kësaj. Gjithsesi aeroporti i Parisit ka njoftuar se aullime të tjera mund të vijojnë edhe për shkak të problemeve të tjera operacionale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0