Përshëndetje

Përshëndetje
Jemi të lumtur që numrin e 24-të të revistës sonë Business Magazine Albania ta ndajmë me ty edhe në versionin print.
E nisëm në vitin 2015 si e para platformë Online Dedikuar Sipërmarrjes dhe tashmë edicionet tona shpërndahen periodikisht në 20 000+ emailet tuaja. Tashmë pas një pune 4 vjeçare vetëm online duam që revista jonë të jetë pjesë e bibliotekës tuaj fizike.
Nuk ishte vendim i lehtë të shkonim me versionin print në një moment që mediat e shkruara po braktisen, por ne besojmë se Business Magazine Albania do të plotësojë një hapësirë e cila nuk është përmbushur.
Përmbajtja e revistës, synon të gjenerojë interes mbi tematika dhe ngjarje te rëndësishme të biznesit dhe industrive të ndryshme që lidhen me të për të sjellë frymëzim dhe komunikim mes aktorëve që janë pjesë e kësaj fushe.
Kjo revistë do të jetë doza juaj e frymëzimit për të ecur përpara!
Ndaj i/e dashur mik/e sipërmarrës/e të ftojmë ta lexosh dhe nëse do ta vlerësosh si pjesë te rëndësishme për zhvillimin personal dhe të biznesin tënd.

ABONOHU PËR VITIN 2020
Çmimi një kopje = 490 Lekë
Abonimi për 1 numër
përfshin 3 kopje të revistës / numër
1 470 Lekë
Çmimi një kopje = 490 Lekë
Abonimi për 1 vit = 4 numra
përfshin 3 kopje të revistës / numër
4 990 Lekë
na shkruaj tek [email protected]
REGJISTROHU KËTU


PROMOVO BIZNESIN TËND NË AUDIENCËN E DUHUR
Tabela përmban çmimet për reklamimin në Business Mag Albania në print.
Formati i reklamave (ads) | Përshkrimi | Periudha | Tarifa | |
---|---|---|---|---|
1 | Reklamë në një faqe të plotë (përfshirë edhe në versionin dixhital të revistës) | Reklamim në 5 faqet e para ose të fundit | Një numër i Revistës | 550 Euro |
2 | Dy faqe reklamë (përfshirë edhe në versionin dixhital) | Reklamim në 5 faqet e para ose të fundit | Një numër i Revistës | 800 Euro |
3 | Faqe e plotë (përfshirë edhe në versionin dixhital të revistës) | Në faqet normale të revistës | Një numër i Revistës | 450 Euro |
4 | Dy faqe reklamë (përfshirë edhe në versionin dixhital) | Në faqet normale të revistës | Një numër i Revistës | 650 Euro |
5 | Artikuj PR – në dy faqe (Me Foto+video+links) | Rreth biznesit, shërbimeve, produkteve, eventeve, etj. | Një numër i Revistës | 450 Euro |
6 | Artikuj PR – në katër faqe (Me Foto+video+links) | Rreth biznesit, shërbimeve, produkteve, eventeve, etj. | Një numër i Revistës | 650 Euro |
Përmes shërbimeve PR & Marketing në revistën tonë, ti mund të komunikosh drejtpërdrejt me targetgrupet e klientëve, duke promovuar paketat e shërbimeve, brand-in dhe avantazhet e biznesit tënd në Business Magazine Albania, për të gjeneruar klientë në mënyrë të vazhdueshme.
Revista jonë ka një audiencë të gjerë mujore me mbi 70,000 lexues online. Na ndjekin çdo ditë me shumë se 2,000 profesionistë e menaxherë biznesi që lexojnë artikujt tonë, si dhe në rrjetet tona sociale si Facebook, LinkedIn, Instagram, të cilët mund t’i përkasin ekzaktësisht targetgrupit dhe audiencës që ti kërkon të arrish.
Shënime:
•Në çmimet e mësipërme nuk përfshihet TVSH.•Versioni dixhital i revistës shkarkohet nga 5,000 deri 10,000 lexues në çdo numër.
•Tirazhi i revistës për çdo numër të ri print do të jetë 2000, i cili mund të shtohet në bazë të kërkesave të abonimeve.
•Secili lexues mund të lexojë dhe shkarkojë revistën duke u regjistruar falas online në https://businessmag.al/my-account
Kontakto:
A: Kompleksi Usluga, Tiranë