Boll i kushtuat vëmendje gjërave “jo urgjente” në jetë - Business Magazine Albania

Boll i kushtuat vëmendje gjërave “jo urgjente” në jetë


*Matt Mayberry

Njerëzit flasin për aftësinë e të bërit të shumë gjërave njëkohësisht (multitasking) dhe ata mendojnë se është talent, por unë mendoj se është jo-produktive në lidhje me suksesin. Kjo do të thotë se po e shpërndani vëmendjen në 1 milionë pjesë. Nëse po flisni në telefon me një klient, por po bëni ndonjë punë shtëpie ose po lexoni një revistë ndërsa flisni, ju nuk po angazhoheni plotësisht me klientin tuaj. Ju nuk jeni në rrjedhën e bisedës.

Klienti juaj meriton më shumë se kaq, a nuk mendoni edhe ju?

Fenomeni multitasking.

Në të njëjtën mënyrë, edhe jeta juaj meriton më shumë se kaq. Aftësia për të bërë një detyrë në një kohë të caktuar, për t’i dhënë një gjëje të caktuar vëmendjen tuaj të pandarë, është një nga çelësat e produktivitetit të vërtetë. Nuk po flas për llojin e produktivitetetit ku ju bëni 20 gjëra nga lista juaj e gjërave për t’u përfunduar, ndërsa bëni 15 milje vrap ose u përgjigjeni 20 emaileve. Sigurisht, ky lloj produktiviteti na pëlqen të gjithëve.

Por unë po flas rreth atij produktiviteti ku ju arrini objektivat tuaj, arrini gjëra të rëndësishme dhe afatgjata. Do të thotë të mbaroni projekte madhore në vend që të bëni një milion gjëra të vogla që nuk i shtohen asnjë gjëje të vetme që zgjat. Do të thotë produktivitet cilësie më tepër se sa për produktivitet sasie.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 5 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Në momentin që mësoni t’i jepni vëmendjen tuaj asaj gjëje, për t’u fokusuar në projektet e rëndësishme, ju do të përfshiheni në rrymën e gjërave. Sepse kjo është mënyra se si realizohen ato. Ju hiqni qafe të gjitha zhurmat e jashtme, të gjitha telefonatat, të gjitha detyrat vartëse, të gjitha ndërprerjet dhe vetëm fokusoheni. Ju jeni të aftë të uleni dhe të fokusoheni gjatë në atë gjë mjafueshëm për ta kompletuar. Kur mund të punoni në një drejtim, ju mund të arrini gjithçka.

Të konsumohemi nga detyrat e lodhshme dhe punët e ngarkuara është një betejë madhore me të cilën ne përballemi çdo ditë. Çdo mëngjes kur ngrihemi, gjëja e parë në mendjen tonë është projektet dhe detyrat që do të na japin kthimin më të madh nga energjia (return on energy-ROE). Arsyeja se pse kjo është shumë e vështirë për pjesën më të madhe të njerëzve, është pasi shpeshherë ajo që na jep ROE-n dhe shpërblimin më të madh zakonisht është pjesa më e vështirë dhe më kohë-konsumuese e gjithçkaje që kemi për të bërë.

Dërgimi i emaileve, të folurit në telefon, pastrimi i tavolinës dhe lëvizja e gjërave nga njëri vend në një vend tjetër… duket sikur keni bërë shumë, por ashtu siç e thashë më sipër, ka një diferencë shumë të madhe midis produktivitetit të cilësisë dhe produktivitetit të sasisë. Nëse të gjithë do të merrnim kohën e mjaftueshme të vlerësonim zakonet dhe programet tona aktuale dhe të caktonim se çfarë është ajo gjë që na konsumon më tepër kohën dhe energjinë tonë, do të surprizoheshim se sa kohë dhe përpjekje u japim gjërave jo urgjente në jetën tonë.

Edhe pse multitasking mund t’ju bëjë të ndiheni të plotësuar përkohësisht, nuk është një mënyrë e mirë biznesi dhe për arritjen e objektivave kryesorë. Është gati e pamundur të jeni mjeshtër në aftësinë tuaj dhe të bëheni më i miri absolut nëse fokusoni gjithmonë përpjekjet në 10 drejtime të ndryshme. Spostimi i aftësitë tona drejt detyrave dhe projekteve të mëdha i shton shumë vlerë këtyre të fundit dhe ne fillojmë të ndihemi të arrirë dhe thellësisht të plotësuar. Duke mos u ndier vetëm si “Një person që bën shumë punë”.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 5 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0