4 Pyetjet që mund t'i bëni në intervistat e punës - Business Magazine Albania

4 Pyetjet që mund t’i bëni në intervistat e punës


Nëse përgatiteni për intervistat ashtu siç duhet të bëni, mund të keni përgatitur edhe një listë pyetjesh pёr t’ia drejtuar intervistuesit. Por me siguri shqetësoheni se cilat nga to të bëni dhe cilat do t’ju kushtonin punën.

Në mënyrë që të merrni përgjigjiet për të cilat keni nevojë, ja disa pyetje që janë perfekte për t’u thënë pa frikë.

1. Është ky një pozicion i ri, apo po kërkoni që të plotësoni këtë rol?

Ja si është puna, jo vetëm që nuk ka asgjë të keqe në këtë pyetje, por pjesa më e madhe e menaxherëve do të jenë të hapur për të ndarë detajet, edhe pse kjo mund t’i vërë ata në siklet. Pse duhet ta bëni këtë pyetje? Nëse është një rol i ri, është një shenjë e mirë se kompania është në rritje (gjë që është perfekte). Nëse vendi vakant u bë i disponueshëm sepse dikush tjetër u largua prej aty, është OK gjithashtu që të pyesni arsyen se përse personi në fjalë nuk është më në atë pozicion. Dhe nëse nuk jeni komodë me pyetjet (ose mësoni se 5 të punësuarit e fundit në atë pozicion janë larguar brenda vitit), është OK që edhe ta refuzonit ofertën e punës për këtë vend vakant nëse ju bëhet.

2. Cilat janë pritshmëritë për këtë rol- dhe sa rregullisht vlerësohen punonjësit?

Me siguri pjesën e parë të pyetjes nuk e keni problem, por ngurroni për të dytën. Megjithatë duhet ta bëni, sepse një nga ndjesitë më të këqija është të mos dini nëse menaxheri është i kënaqur me performancën tuaj.

3. Çfarë mundësish kanë punonjësit për rritje personale?

Mund të duket e frikshme në fillim të pyesni rreth rritjes profesionale kur nuk e keni ende pyetjen. Dhe sigurisht, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm se sa përpara shikoni ju. Gjithsesi, pjesa më e madhe e njerëzve nuk do të ofendohen nëse hetoni se si punonjësit e tjerë në kompani kanë përmirësuar aftësitë e tyre dhe madje kanë kaluar në pozicione brenda organizatës.

Në fakt kjo pyetje u tregon atyre se sa të interesuar jeni ju për të qenë aty për një kohë të gjatë, që është gjithmonë një plus në sytë e dikujt i cili duhet të bëjë një vendim të rëndësishëm për punësim. Mos kini frikë të pyesni rreth mundësive të rritjes profesionale, por kini kujdes të shmangni detajet e shumta rreth gjërave që do të donit të bënit në të ardhmen, si për shembull nisja e një biznesi personal.

4. Çfarë ju gëzoi që t’i bashkoheshit kompanisë?

Kur kompania arrin në pikën që kërkon t’ju punësojë, menaxherët do të përpiqen që ta “shesin” atë pozicion fuqishëm. Megjithatë nëse doni më shumë informacion se çfarë e bën kompaninë një vend të mirë për të punuar, ndihuni të lirë të pyesni intervistuesin/en tuaj se çfarë e bëri atë të largohej nga puna e tij/saj e mëparshme për të ardhur në pozicionin aktual.
Sigurisht, që mund të duket pak sa e maskuar, por do t’ju japë kontekstin se si mund të ndiheni edhe ju për punën në këtë kompani. Procesi i mendimit që ka pasur dikush për të ndërruar vendin e punës jo vetëm që ju ndihmon në vendim, por shikoni edhe nëse personi në fjalë është i lumtur qё punon atje.

Procesi është i vështirë dhe është e kuptueshme nëse ndiheni sikur një hap i gabuar mund t’ju kushtojë punën e ëndrrave. Por këto pyetje ju vijnë vetvetiu në mendje dhe është OK që t’i pyesni.

 

/Shkruar nga Richard Moy dhe publikuar në Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0