A keni një ide të re biznesi? Ja çfarë duhet të bëni

A keni një ide të re biznesi? Ja çfarë duhet të bëni


A keni vazhdimisht ide të shkëlqyera biznesi të cilat humbasin, sepse thjesht nuk dini se si t’i ktheni ato në realitet? Nëse jeni mbërthyer në fazën e ideve, kjo është ndoshta sepse nuk dini çfarë të bëni më pas.

Rreth 550,000 njerëz bëhen sipërmarrës çdo muaj, sipas indeksit të Kauffman, dhe ti mund të jesh një prej tyre. Edhe pse nuk ka një formulë të garantuar për të nisur një biznes të suksesshëm, janë disa hapa që mund të ndiqni gjatë fazës së planifikimit për të kuptuar nëse idea juaj vlen.

Lexoni: Si të gjeneroni 20 ide biznesi në vetëm 10 minuta?

  1. Përcakto “pse” dhe “kush”

Hapi i parë që duhet të merrni pasi keni një ide të re biznesi është të përqëndroheni te “pse” dhe “kush”. Ju mund të mendoni se keni nje ide fantastike, por biznesi juaj nuk do të jetë i suksesshëm nesë nuk i njihni arsyet e vërteta pse ai ofron një zgjidhje të mirë dhe kujt i shërben.

Filloni të mendoni për problemin që biznesi juaj zgjidh. Biznesi juaj mund të zgjidh një problem për ju, por a zgjidh probleme për të tjerët? Nëse askush nuk ka problemin për të cilin ju ofroni zgjidhje, kush do ta blejë atë?

Pasi të keni bërë hapin e parë, përcaktoni audiencën që do të targetoj biznesi juaj. Mendoni për demografinë e target audiencës suaj, çfarë është e rëndësishme për këta njerëz dhe si mund t’i arrini ata. Make My Persona nga Hubspot, është një mjet që mund të përdorni për të përcaktuar klientët tuaj ideal. Një biznes nuk është biznes pa klientë.

2. Kërko për zgjidhje të ngjashme

Asnjë ide biznesi nuk është 100% unike; gjithmonë do të ketë biznese në botë të ngjashme me tuajën. Kështu që mos u shqetësoni nëse ka kompani që bëjnë atë që ju bëni; në fakt kjo do të thotë se ka treg dhe për ju. Ajo që ju duhet të bëni është të shikoni kush do të jetë konkurrenca juaj, çfarë saktësisht po japin dhe çfarë do të bëni ndryshe ose më mirë se ata.

Për tu dalluar nga konkurrenca, ju duhet të kuptoni çfarë keni/ofroni ndryshe nga ta. Filloni të hulumtoni për kompanitë që mund të jenë konkurrenca juaj. Shikoni çmimet që përdorin, audiencën që targetojnë dhe si marketojnë. Nuk është nevojë të rishpikim rrotën, por ky vëzhgim do t’ju ndihmojë të përmirësoheni në ato fusha ku ju nevojitet.

3. Flisni me klientët tuaj potencialë

Duhet të studioni konkurrencën për të studiuar më pas klientët potencialë. Flisni me audiencën, fizikisht dhe virtualisht. Shikoni nëse produkti apo shërbimi që ju ofroni është i pëlqyeshëm për ta, zbuloni sa do të paguanin për të dhe interesohuni se çfarë produkti të ngjashëm apo biznes po përdorin për të zgjidhur aktualisht problemin.

Mund t’i kërkoni madje njerëzve të plotësojnë anketa të ndryshme që do t’ju ndihmojnë të njihni më mirë audiencën. Edhe feedback-u negativ mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar idenë tuaj.

Lexoni: Disa ide biznesi me kosto të ulët

4. Formuloni detajet e biznesit tuaj

Një ide e re biznesi është emocionuese; mendja juaj ndoshta gumëzhimë me shumë plane dhe dizenjime. Pra, uluni dhe mbyllni detajet e biznesit tuaj. A do të ofroni një produkt apo shërbim? Sa do të kushtojë? Si do ta marketoni biznesin tuaj? Ju duhet të dini konceptin tuaj të ri të biznesit brenda dhe jashtë para se të filloni. Një mënyrë e mirë dhe e lehtë për të organizuar mendimet tuaja është të përdorni një program për plane e biznesi si LivePlan.

Gjithashtu, nëse ende nuk keni gjetur një emër për biznesin tuaj, tani është momenti!! Mendoni, konsultohuni dhe përzgjidhni emrin që ju përfaqëson më mirë.

Lexoni: Një firmë që mban emrin e pronarit të saj fiton më shumë të ardhura

5. Përcakto “si”

Pasi keni punuar mbi të gjitha detajet e biznesit tuaj të ardhshëm, hapi i radhës është të zbuloni si ta ktheni ëndrrën në realitet. Ndërtimi i një biznesi kërkon shumë para, prandaj janë disa faktorë “si” që duhet të merrni në kosideratë. Përcaktoni nëse do të flisni me investitorë, të merrni një kredi apo të filloni një fushatë në Kickstarter.

Përcaktoni çdo gjë që ju duhet për të vënë në punë idenë tuaj. Për shembull, nëse ofroni një produkt, si do ta ndërtoni dhe sa para do të kushtojë? Ky është hapi i fundit dhe një nga më të rëndësishmit për ta shpërngulur biznesit tuaj, nga koka në botën reale.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0