A ka nevojë organizata juaj për një dhomë konferencash FALAS ose një sallë takimesh?
Përditësuar së fundmi: 06/12/2019

A ka nevojë organizata juaj për një dhomë konferencash FALAS ose një sallë takimesh?

Share
nga Eridon Elshani
Dhj 06, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Nëse po, atëherë kontrolloni datat e lira të Resource Center Kosovo në Kalendarin e Hapur të faqes zyrtare www.rc-kosovo.org.

Resource Center Kosova është themeluar në kuadër të projektit “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ për OSHC-të në Kosovë” të financuar dhe menaxhuar nga Bashkimi Europian– Zyra e BE-së në Kosovë, dhe implementuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Politika e Zhvillimit (INDEP).

Ky projekt synon të mbështesë OSHC-të në Kosovë me një fokus të veçantë në organizimin, zhvillimin e avokatisë, krijimin e kapaciteteve për mbledhjen e fondeve, profilizimin, ndërtimin e partneritetit dhe rrjetëzimin. Kështu, duke kontribuar në vendimmarrje dhe politikë-bërje në nivelin lokal dhe qendror.