A jeni një lider i vërtetë apo jo? - Business Magazine Albania

A jeni një lider i vërtetë apo jo?


Çfarë ndodh për shembull kur aktori del nga skenari, audienca mërzitet, apo muret e teatrit fillojnë të shemben? Aktori, nëse nuk mund të improvizojë, mbetet i paralizuar. Kjo është ajo që shikojmë sot: liderët, njëri pas tjetrit po mbeten të paralizuar për shkak të ndodhive të papritura të kësaj bote të pasigurtë. Nuk ka rëndësi nëse këta liderë vijnë nga fusha e politikës, kulturës apo biznesit.

Një shembull i mirë për t’u dhënë është ajo e kompanisë telefonike Nokia. Asnjёri nuk mund ta parashikonte 10 vite më parë se kompania Nokia nuk do të ishte më në treg. Megjithëse kompania kishte rënie të fitimeve, liderët e saj jepnin fjalime të bukura, ishin të qetë dhe kishin besim për të ardhmen. Ata nuk po merrnin vendimet e duhura për të ardhmen e kompanisë, ato vendime që do të shpëtonin gjigandin telefonik.

Lidershipi nuk ka lidhje as me të qënit vetëm një performues i zoti. Zakonisht ne kërkojmë për liderë që maksimizojnë fitimin dhe arrijnë qëllimet. Roli kryesor i liderit nuk është thjesht të realizojë të njëjtat detyra si dje, në mënyrë më të efektshme. Roli themelor i liderit është përcaktojë idenë e ekzekutimit.

Nëse qëllimi ynë është të zbulojmë liderë të tillë, atëherë nuk do t’i gjejmë nga punonjësit më të mirë, por nga ata që sfidojnë idetë tona se si mund të ketë më efektshmëri puna. N.q.s kompanitë rrisin në detyrë vetëm ata që përmbushin mirë detyrat, a do të çuditemi nëse arrijmë të njëjtat gjëra?

Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Detyra e liderëve nuk është të fitojnë fuqi, por e kundërta, të shpërndajnë fuqi. Detyra e një lideri është të krijojnë një realitet ku njerëzit të përqendrohen te kuptimi i misionit në punën e tyre.

“Një lider nuk është shitës. Kur Steve Job donte të afronte në Apple John Sculley, i cili ishte drejtor ekzekutiv i Pepsit, i bëri një pyetje: “A dëshiron të shesësh gjithë jetën ujë me sheqer, apo do të ndryshosh botën?” Ti mund të bësh para duke shitur ujë me sheqer, por a ka qëllim brenda ky veprim?” Synimi i një lideri është të krijojë një qëllim.

Megjithëse kjo tingëllon frymëzuese, detyra e një lideri nuk është vetëm të japë fjalime të tilla. Një lider nuk është një orator, që u përplas shpatullat punonjësve që kanë ngecur në punën e tyre. Detyra e një lideri është të frymëzojë njerëzit, por në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në latinisht fjala frymëzim përkthehet ‘inspirare’ dhe do të thotë të japësh frymë. Me të vërtetë liderët i japin jetë një organizate që drejtojnë. Ata i japin jetë mundësive të reja. Ata e bëjnë më të lehtë për ne për të guxuar, imagjinuar, krijuar dhe ndërtuar.

Lidershipi nuk është në një vend të sigurtë. Ne po vuajmë për liderë më të mirë. Ndoshta është pikërisht dëshira jonë e madhe për të pasur liderë të vërtetë, problemi. Ështё e lehtë për t’u ankuar për liderët, por ajo që duhet bërë është të përpiqemi më fort. Përpos të gjithave duhet të jemi të ndërgjegjshëm që është një detyrë e vështirë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 10 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0