A janë ata në të njëjtin planet? Australia organizon eventin më ‘gjigand’ sportiv

Australia është kthyer në zilinë e botës duke zhvilluar eventin më ‘gjigant’ sportiv të  zhvilluar që pas rënies së pandemisë së COVID-19. Mijëra persona anembanë globit, të cilët kanë rënë dakord me kufizimet e qeverive përkatëse, u habitën kur panë mbi 52,000 tifozë “të etur” që kishin mbushur “Suncorp Stadium” në Brisbane pa distancim social dhe shumë pak maska për fytyrën.

Shumë amerikanë dhe europianë e kanë ndjekur me zili këtë shfaqje, ndërkohë që Amerika, Evropa, por edhe Azia po përjetojnë një tjetër valë pandemie, dhe kanë shtrënguar masat (për disa vende) duke rikthyer sërish karantinën, në Australi jeta vijon sikur të jetë një planet tjetër.

Australia është një nga vendet e cila e ka luftuar me sukses pandeminë, aq sa tashmë ka ulur në masë masat kufizuese. Australia regjistroi vetëm 8 raste të reja me koronavirus një ditë më parë. Në total janë mbi 27 mijë raste dhe 907 vdekje që nga nisja e pandemisë. Të shëruar janë mbi 25 mijë persona.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale