A i ke dhënë P0-së një puthje lamtumire? - Business Magazine Albania

A i ke dhënë P0-së një puthje lamtumire?


 

Nëse marr shembullin personal, para 3 vjetësh kur fillova si terapeute & Business Coach, u kam ofruar jashtëzakonisht shumë kohë dhe seanca të ndryshme (shumë shpesh edhe FREE) personave të ndryshëm për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Dëshira ime për të parë sa më shumë transformime të bukura në jetën e tyre, më ka shtyrë që shpesh të jepja shumë më tepër nga sa ndoshta mundesha, duke cënuar kohën time të lirë apo duke larguar vëmendjen nga familja, etj.

Me kalimin e kohës jam mësuar të përdor shumë më shpesh fjalën “JO” dhe kjo lloj disipline është një nga sfidat më të bukura që kam fituar.

Duke pasur këtë dëshirë të fortë për të ndihmuar njerëzit, të mësoja të thoshja “JO”, natyrisht nuk ka qenë dhe ende nuk është e lehtë.

Shpesh e kap veten duke u shpjeguar të tjerëve se pse u thashë JO, për të mos më “gjykuar” ose të mos mendonin apo mendojnë keq për mua.

Një nga mënyrat më të papërshtatshme sesi e jetojmë jetën është kur themi “PO”, kur duhet të themi “JO”.

Në të kaluarën, absolutisht jo vetëm në këto tre vitet e fundit, opinionet e të tjerëve më bënin të ngarkoja veten me faj dhe kjo zakonisht më ka bërë të kompromentoj vlerat e mia, sinqeritetin, por mbi të gjitha kohën time, kohë që mund t’ua kushtoja gjërave më të rëndësishme.

Është e rëndësishme të themi “JO” atëhere kur kjo “PO” bie ndesh me kohën apo vlerat tuaja, pasi duke u thënë “PO” të tjerëve ju i thoni “JO” vetes suaj.

Po ti, i ke dhënë “PO-së”, “se ashtu duhet”, një puthje lamtumire?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0