A e dinit që ekzistojnë Podcaste edhe në gjuhën shqipe? Ja cilët janë 5 prej tyre! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 08/08/2019

A e dinit që ekzistojnë Podcaste edhe në gjuhën shqipe? Ja cilët janë 5 prej tyre!

Share
nga Anerola Torollari
Gus 08, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Tashmë podcastet nuk i gjejmë vetëm në vende si Amerika apo Europa, por edhe Shqipëria kohët e fundit ka filluar të përqafojë këtë mënyrë të re për tematika të caktuara. Por çfarë është një podcast? Një podcast është një formë e medias dixhitale që përbëhet nga një seri episodesh në format audio, video, radio dixhitale, etj, që të jep mundësinë e abonimit dhe shkarkimit të episodeve të ndryshme nëpërmjet internetit ose duke transmetuar në internet në një kompjuter ose pajisje mobile. Termi podcast është një ndërlidhje midis “iPod” dhe “transmetim” (broadcast). Podcastet në format audio kanë karakter të përafërt me programet radiofonike amatore.

Lexoni: 7 podcaste për biznesin dhe kreativitetin që duhet t’i dëgjoni me patjetër

Në këtë artikull BusinessMag po ju sjellim disa nga podcastet shqiptare.

1. Podcast nga BusinessMag

Kjo është rubrika më e re e BusinessMag, ku deri tani është sjellë vetëm një episod me të ftuar Tomi Kallanxhi, themelues i Big Media Expert me temën “Si të kemi më shumë startup-e inovative në Shqipëri?”

Më shumë episode do të vijnë në vazhdim në lidhje me tema si startup-et, biznesi, sipërmarrja, marketingu, etj. Na ndiqni në linkun: https://businessmag.al/podcasts/

2. TEKNOCAST

TEKNOCAST, podcasti nga Tomi Kallanxhi, themelues i Big Media Expert dhe Shpi.al, i fokusuar kryesisht në marketingun dixhital, komunikimin dixhital, e-commerce me të ftuar të ndryshëm, nisur në Maj të këtij viti.

Për të dëgjuar podcastet e TEKNOCAST klikoni në linkun: https://www.listennotes.com/podcasts/teknocast-tomi-kallanxhi-tpF4EgmMrqk/

3. Podcasti i Karrierës

Podcasti i Karrierës, një program i UNDP, ku në fokus janë intervistat me sipërmarrësit e rinj. Disa nga të ftuarit, të cilët kanë folur për rrugëtimin e tyre janë: Martin Toro, Rovena Liço, Kushtrim Xhakli, Elvis Plaku, Evis Kazazi, Gerti Boshnjaku, Jonel Kristo, Ejona Zaimaj, Redon Skikuli, Blendi Salaj etj.

Për të ndjekur intervistat e tyre klikoni në linkun: http://aftesi.info/category/podcast/

4. Elida Motro-Iljazi – “EMI Coaching and Consulting”

Elida Motro-Iljazi është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës. Elida sjell më shumë se 25 vjet përvojë në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerëzore dhe përvojë menaxhuese në një gamë të gjerë industrish, organizatash dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerëzve.

Elida gjithashtu së bashku me artikujt në tema të ndryshme rreth karrierës dhe zhvillimit personal krijon edhe podcastet përkatëse për këto tema. Më shumë mund të dëgjoni në linkun: http://emi-cc.com/category/podcast/

5. Urgjenca gjuhësore

“Urgjenca gjuhësore” është një podcast që synon të rrisë vetëdijen tek shqiptarët, kudo ku ndodhen në botë, në mënyrë që ata të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën shqipe.

Për të dëgjuar episodet e “Urgjenca gjuhësore” klikoni në linkun: https://player.fm/series/urgjenca-gjuhesore

Lexoni: Podcast, një mundësi e mirë për reklamim

E rëndësishme: Këto janë vetëm disa podcaste që BusinessMag ka arritur të gjejë në gjuhën shqipe. Nëse zbulojmë informacion për podcaste të tjerë, do t’i shtojmë në artikull dhe gjithashtu jeni të mirëpritur të na dërgoni sugjerime tuajat nëse njihni podcaste të tjera në gjuhën shqipe. 



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00