A do të blinit një biçikletë nga Ducati?
Përditësuar së fundmi: 08/02/2019

A do të blinit një biçikletë nga Ducati?

Share
nga Neada Muçaj
Shk 08, 2019

Ducati ka prezantuar një biçikletë elektrike në bashkëpunim me Thok Ebikes.

Krijesa e re e markës së famshme italiane të motorëve është gjithmonë me dy rrota. Nuk është motor, por “mountain bike”.

MIG-RR doli të jetë një sukses i menjëhershëm sapo fotografitë e tyre u publikuan në prag të EICMA 2018, ku MIG-RR bëri debutimin e tij publik.

MIG-RR është një enduro E-MTB me një rrotë 170 mm në pjesën e përparme dhe 160 mm në pjesën e prapme. Ajo ka një motor Steps E8000 Shimano me 504Wh bateri, frenat kalibri 4 Shimano Saint, rrota Mavic (29 “para, 27,5” prapa).

Nga 25 janari Ducati MIG-RR mund të porositet kjo MIG-RR në faqen zyrtare të Ducati, www.ducati.com, për një çmim prej 6250 euro.

Porositë e para do të dorëzohen në muajin prill.

/MotosMas

Subscribe në kanalin tonë në YouTube