Ekzistojnë një rrjet liqenesh me ujë të kripur nën akullin e Polit Jugor të planetit Mars, që mund të ndihmojë në rishkrimin e historisë së klimës së planetit dhe të hedh dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës. Kjo u zbulua nga Elena Pettinelli, Sebastian Emanuel Lauro dhe Roberto Orosei, të tre studiues italian dhe gjetja është vazhdim i zbulimeve të vitit 2018.
LEXO: A keni dëgjuar për Qytetin Shkencor të Marsit?
‘’Krahasuar me vitin 2018 ne kemi zgjeruar shumë zonën e studimit dhe kemi përdorur një metodë tjetër analize që na ndihmoj të konstatonim një sistem gjigand me ujë të kripur. Nëse dy vjet më parë kërkimi ishte kryer në një sipërfaqe prej 20 kilometrash katrorë, tani është shqyrtuar një sipërfaqe prej 250-300 kilometra dhe fakti që ka struktura hidrologjike komplekse sugjeron se mund të ketë edhe të tjera të tilla. Entuziazmi i studiuesve tani është duke u ngritur në qiell. Zbulimi i vitit 2018 ishte vetëm prova e parë e një sistemi shumë të madh të ujit në formë të lëngshme në nëntokën e Marsit, u shpreh Enrico Flamini, president i Shkollës Ndërkombëtare të Kërkimit për Shkencat Planetare (IRSPS) në Universitetin e Chieti-Pescara.
https://streamable.com/wpr9g9
‘’Nëse ka pasur ndonjëherë një formë të jetës që evoluoi në periudhën kur Marsi kishte një klimë më të butë se sa sot, këto liqene mund të kenë siguruar një strehë për jetën e gjallë deri më sot- u shpreh Roberto Orosei.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.