Përhapja e koronavirusit është bërë një sfidë e vërtet për kompanitë në të gjithë botën. Apple, për shembull, ka njoftuar se do të ulë parashikimet e saj tremujore të të ardhurave, për shkak të uljes së kërkesës dhe kufizimeve të partnerëve të saj prodhues. Kjo vlen edhe për prodhuesit e tjerë të pajisjeve dhe kompanitë e teknologjisë.
Lexo: Të blesh shumëçka nga Jeff-i dhe Amazona
Amazon, shitësi me pakicë më i madh në botë, përballet me dy sfida unike të lidhura drejtpërdrejt, për faktin se është platforma ku njerëzit shkojnë për të blerë pothuajse gjithçka. Produktet në faqe, edhe kur shiten nga partnerë të palëve të treta duket sikur janë të pasigurta ose mashtruese. Në fakt, pak më shumë se gjysma e të gjitha sendeve të shitura në Amazon janë nga shitës të palëve të treta dhe Amazon e ka pasur të vështirë të kontrollojë këto veprime.
Si rezultat, Amazon ka ndaluar një milion produkte nga faqja e saj, shumica e të cilave ofrojnë premtime të rreme për një kurë për COVID-19. Nuk ka kurë, të paktën jo në këtë pikë. Produktet që pretendojnë se ofrojnë një kurë, ose aftësi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, shpesh mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa të të shërojnë.
Kompania po përpiqet gjithashtu të luftojë ngritjen e çmimeve, për sende të tilla si maska kirurgjikale që papritmas janë në kërkesë të lartë. Kjo kërkesë ka shkaktuar mungesa në zonat që në të vërtetë kanë nevojë për maska, pavarësisht se prodhuesit rritin prodhimin. Vetëm 3M tha se do të prodhojë 35 milion maska në muaj.
Furnizimet në një numër të kufizuar dhe kërkesat e shumta ka bërë që çmimet të rriten shumë për këto produkte.
CNN Business raporton se një zëdhënës i Amazon, tha që kompania është “e zhgënjyer që disa aktorë po përpiqen të rrisin artificialisht çmimet për produktet me nevojë themelore gjatë një krize globale shëndetësore dhe, në përputhje me politikën tonë të gjatë, kanë bllokuar ose hequr së fundmi dhjetëra mijëra oferta ” Kompania gjithashtu thotë se do të vazhdojë monitorimin e artikujve në faqe dhe do të heqë ofertat që dëmtojnë politikat e Amazon.
Amazon ka shtuar një njoftim për kërkimet, që lidhen drejtpërdrejt me faqen e CDC koronavirusin. Kjo faqe ofron informacione rreth rrezikut aktual dhe si të mbani veten të sigurt dhe familjen tuaj.
Në këtë rrugë, nuk janë vetëm kompani si Amazon që duhet të kuptojnë se si të merren me këtë shpërthim. Facebook dhe Tëitter janë dashur të merren me një valë lajmesh të rreme dhe dezinformata, dhe Google ka shtuar alarmet në krye të kërkimeve në lidhje me koronavirusin për të ndihmuar njerëzit të marrin informacione të sakta.
Lexo: Amazon shpërndan më shpejt porositë që bëhen brenda ditës
Çdo biznes duhet të marrë parasysh ndikimin në operacionet e tij dhe të krijojë një plan, veçanërisht pasi rritet, me shumë gjasa që ne do të shohim një rritje të numrit të rasteve të konfirmuara në ditët dhe javët në vijim. Kjo do të thotë të vlerësoni se si kompania juaj po menaxhon ndikimin si në ekipin tuaj ashtu edhe në klientët tuaj. Do të thotë gjithashtu të konsideroni se si mund të përdorni çfarëdo platforme që keni ndërtuar për t’i ndihmuar njerëzit të marrin informacionin më të mire, në mënyrë që ata të marrin vendimet më të mira.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.