Plot tre muaj protestë! Kjo është situata aktuale në zonën e Astirit. Protestohet çdo ditë në orën 5 pasdite, për shkak të një urdhri të nxjerrë nga qeveria, me qëllim prishjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës.
Qeveria në deklaratat e saj, është shprehur se banorëve do t’u mundësohet strehim në banesat sociale të shtetit, ose një bonus qeraje i financuar 50% nga bashkia dhe 50% nga qeveria. Kjo situatë ka ngjallur kundërshtime tek banorët e zonës se Astirit, të cilët shprehen herë pas here në deklarata për mediat, se do t’i mbrojnë me jetë shtëpitë e tyre.
Pas mashtrimit të zbuluar të kompanisë fituese “DH Albania”, tenderi u anulua dhe u rihap sërish nga ARRSH.
Në një deklaratë për mediat, Drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato ka bërë ditur se janë skualifikuar të gjitha kompanitë ofertuese nga tenderimi. Sipas saj, të gjitha kompanitë që kanë bërë ofertat e tyre për ndërtimin e këtij projekti, janë plotësisht në mospërputhje me kriteret e kërkuara nga ARSH.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.