Llojet e depozitimeve janë dy:
1) Depozitim parash nëpërmjet kartës suaj të debitit Visa electron të lëshuar nga Raiffeisen Bank: në këtë rast, mbajni paratë në një vend të sigurtë në vend që t’i mbani cash. Ju mund të depozitioni para në llogarinë tuaj rrjedhëse të kartës së debitit në mënyrë që të kryeni pagesa të planifikuara në dyqane ose pagesa online ose për të kryer pagesa të ndryshme përmes llogarisë tuaj rrjedhëse. Kjo vlen edhe për këstet e kredisë.
2) Depozitim parash në llogarinë e kartës së kreditit MasterCard nga Raiffeisen Bank. Në këtë rast, mund të kryeni depozitim fondesh në llogarinë e kartës suaj të kreditit 24/7 – në kohën më të përshtatshme për ju edhe pas orarit zyrtar të bankës.
Për shlyerjen në kohë të detyrimeve të kartës suaj, është e nevojshme që të depozitoni sasinë e parave në ATM jo më vonë se ora 19:00 e datës së fundit të pagesës. Kjo vetëm nëse nuk keni gjendje të mjaftueshme në llogarinë rrjedhëse nga ku detyrimet shlyhen automatikisht nga banka përmes procesit Direct Debit brenda orës 16:00.
Sipas burimeve zyrtare të Raiffeisen Bank, çdo depozitim fondesh në ATM që mund të kryeni me kartën tuaj të kreditit bëhet i disponueshëm menjëherë për përdorim dhe ju mund të kryeni pagesa të planifikuara në dyqane, pagesa online, etj.
Shlyerja e detyrimit minimal (5 %) apo maksimal (100 %) të kartës së kreditit përmes Direct Debit të autorizuar nga banka, vepron në mënyrë të pavaruar nga depozitimet e klientit në ATM. Procesi i Direct debit vepron automatikisht sipas datave të paracaktuara nëse klienti ka fonde në llogari edhe nëse klienti ka kryer depozitim parash në ATM para ekzekutimit të këtij procesi.
Të gjitha lëvizjet kreditore në favor të llogarisë së kartës së kreditit gjatë muajit përkatës, reflektohen në fund të ciklit mujor, duket ulur detyrimin dhe interesat respektive të aplikuara.
Çfarë hapash duhet të ndiqni për të kryer depozitimin në ATM?
Vendosni kartën tuaj të debitit/kreditit në ATM dhe vendosni kodin PIN në mënyrë që të identifikoheni. Më tej, duke ndjekur udhëzimet në ekranin e ATM-së, ju mund të kryeni depozitimin e shumës së kërkuar.
Për të kryer depozitime cash në ATM-të e Raiffeisen Bank me kartën e debitit Visa Electron ose me kartën e kreditit duhet të respektohet monedha e llogarisë me të cilën është lidhur karta.
Kartat në monedhën Lek pranojnë depozitime vetëm në monedhën Lek, ndërsa kartat në monedhën Euro pranojnë depozitime vetëm në Euro.
Ju mund të depozitoni në dy monedha, Lekë dhe Euro.
Kartëmonedhat që pranohen në ATM / lekë janë: 500 lekë, 1.000 Lekë, 2.000 Lekë dhe 5.000 Lekë.
Kartëmonedhat që pranohen në ATM/ Euro janë: 5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro dhe 200 Euro.
Kartëmonedhat duhet të vendosen në pozicionin gjatësor horizontal, së bashku dhe pa qenë e nevojshme renditja. Numri maksimal i kartëmonedhave për një depozitim është 90.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.